BREAKING NEWS

Abuzoi seksualisht të miturën në Kamëz, zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit para Policisë (EMRI)

Abuzoi seksualisht të miturën në Kamëz, zbardhet
x

Politike

Arta Dade revoltohet me ministret e Ramës: I përdor si karta

Arta Dade revoltohet me ministret e Ramës: I përdor si karta

Ish-ministrja Arta Dade ka komentuar letrën nga politikanet shqiptare për parlamentin holandez.

Ajo u shpreh se po të kishte qenë vetë ministre nuk do ta kishte pëlqyer. Sipas Arta Dades, kryeministri Edi Rama luan me përfaqësimin e grave.

“Kryeministri shpesh luan me përfaqësimin e grave, madje i konsideron numra, karta dhe në fakt asnjëherë nuk pret që gratë vendimmarrëse ti thonë që kjo nuk bëhet. Në fund të fundit prandaj janë atje që të konsultohen me Kryeministrin dhe për një gjë. Nuk mund të flasin as në emër të të gjithëve, sepse vetë qeveria është një gjysmë qeverie pra gratë dhe nuk është një çështje që bëhet për gratë”, tha Dade.

Ajo shtoi se do të donte që ministret femra të merrnin një nismë ligjore për të mbrojtur gratë në shoqëri.