BREAKING NEWS

Ja ministrat që pritet të shkarkohen në vjeshtë, Majko e Lleshaj më të rrezikuarit, sondazhet fundosin shumicën e anëtarëve të kabinetit

Ja ministrat që pritet të shkarkohen në vjeshtë, Majko e
x

Politike

Artan Fuga: Ndryshimet kushtetuese ishin të gabuara, minuan integrimin e vendit drejt BE, qeveria ka dështuar

Artan Fuga: Ndryshimet kushtetuese ishin të gabuara, minuan integrimin e

Akademiku Artan Fuga ka dalë kundër ndryshimeve kushtetuese të miratuara nga Kuvendi dy ditë më parë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Fuga u shpreh se miratimi i tyre në mënyrë të njëanshme minon integrimin e vendit drejt Bashkimit Europain. Sipas akademikut, shumë politika janë kundër integrimit në BE, duke theksuar se ambasadorët në vendin tonë duhet të kuptojnë që sondazhet e dala nuk janë të vërteta. “Izolacionizmi de facto dhe hapja propagandistike. E kanë gabim ata që për ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, fakti që u bënë në atë mënyrë, thonë se kjo do të penalizojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian! Por, unë kam shpjeguar se vendimmarrësit pikërisht atë duan qofshin ministra, deputetë, kryeministra, biznesmenë, bosa, etj. Çfarë ta duan integrimin europian??? Izolacionizmi është politika më e mirë për bosët lokalë! Zoti Soreca duhet ta dijë se sondazhet që i japin si rezultate, nuk janë fare të saktë! Antieuropianizmi është mbisundues në vendimarrje. Unë i kam të gjitha provat për këtë! Sikurse edhe qëndrimi kundër vlerave që mbron NATO! E kam trajtuar gjerë e gjatë te botimi origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë në Shqipërinë pastotalitare”, tha Fuga. Më tej akademiku deklaroi në një tjetër reagim se qeveria ka dështuar në integrimin e vendit drejt BE, ku shtoi se opozita duhet ta fusë në programin e vet integrimin e vendit. “Nëse Bashkimi Europian e ka të vështirë ta integrojë Shqipërinë si territor, dhe unë i kam shpjeguar shkaqet e fshehta si te libri Shoqëria Periferike ashtu edhe te libri Shoqëria Piramidale, bashkuar të dy te botimi origjinat e pushtetit,pronës,pasurisë në Shqipërinë pastotalitare, atëherë ka një mundësi tjetër: Të integrojë shqiptarët, hyrje dhe dalje të lira pa afat për ta. Do të shohë që askush nuk të kërkojë prej tyre as azil politik, as shtetësi, por vetëm punë po qe se ka! Kaq e gjitha! Në mos e kërkoftë këtë qeveria, opozita duhet ta integrojë mendoj unë në programet e saj”, u shpreh akademiku Artan Fuga.