Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Artan Fuga: Sistemi i padrejtë dhe absurd, shkakton probleme tek rinia, maturantët nuk shkojnë tek degët që duan

Postuar: 09/09/2016 - 08:57

Akademiku Artan Fuga ka reaguar sërish dje për kaosin ku ndodhen maturantët për pranimin në universitete. Në një reagim, Fuga e vlerësoi sistemin aktual të futjes së maturantëve në universitet si më i padrejti, më iracionali dhe më absurdi. Sipas akademikut Fuga, maturantët nuk shkojnë tek degët ku ata duan të studiojnë. “Me maturantët? Ku është problemi? Ore, disa bëjnë sikur nuk kuptojnë, ose janë kokëtrashë, kokë-mpitë, ose bëjnë shejtan budallain. Se kokëderra janë që janë! Nuk është puna ore ti se do të futen apo jo të gjithë maturantët në shkollë! A thua se ka vende! Sikur janë vende në stadium. Vende hap njeriu sa të duash. Një grup me dhjetë studentë e bën me njëqind studentë dhe ja i hape vendet! Pse kjo është? Hajde sukses hajde! Tjetër është problemi. A shkojnë studentët në degët që duan? Kjo është çështja, se po çove njërin që do letërsi në veterinari, ose atë që do veterinari në matematikë, ke bërë lëmsh, ke vrarë zemra dhe ëndrra të rinjsh. Tjetër është problemi. Atij që i plotësohet dëshira për një degë, a ka të drejtë se ka një mesatare 0,0007 më të lartë sesa dikush që e ka po aq më të ulët (por marrë në një gjimnaz më të fortë), t'i plotësohet dëshira, kurse këtij tjetrit t'i thyhet zemra!”, reagoi Fuga.

Në vijim, akademiku Artan Fuga u shpreh se qeveria ka krijuar disa agjenci burokratike që nuk kanë dhënë informacionet që u duheshin maturantëve. “Tjetër është problemi. A janë lëndët preferenciale të gjimnazit mjaftueshmërisht kriter për të dhënë të drejta më shumë a më pak në përzgjedhje lëndësh! Aspak. Tjetër është problemi. A iu dha shërbimi informativ maturantëve për degët ku duan të ndjekin studimet?  Aspak. Iu morën lekët nga xhepi mamit dhe babit dhe atyre asnjë informacion a këshillim. Prandaj është sistemi i padrejtë, irracional, absurd, shkakton probleme te rinia, thyen ëndrra, ngjall mosbesim. Lërini mo maturantët të shkojnë të regjistrohen vetë në universitete, e mos krijoni agjenci burokratike që për të hap e mbyll derën, krijojnë e zgjidhin probleme, si Sabriu, mësues i punës me dru e me metal”, u shpreh Fuga në një shkrim në rrjetin social.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që shqiptarët të vononin. Kjo datë sipas tij ishte pikërisht dita e sotme, 13 tetor 2019.

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At

Postuar: 13/10/2019 - 20:44

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se protesta ishte e ligjshme dhe se policia po vepr