BREAKING NEWS

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr
x
BREAKING NEWS

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i
x
BREAKING NEWS

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE
x
BREAKING NEWS

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla
x
BREAKING NEWS

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në
x
BREAKING NEWS

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit,
x
BREAKING NEWS

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima
x
BREAKING NEWS

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por
x

Politike

Artan Hoxha: Si u tentua të manipulohej masakra e ‘21 janarit’ para një muaji me foton e një gardisti të pafajshëm dhe arsyeja e fortë që SHBA shpalli Berishën ‘non grata’, ja pse e nxora tani audio-përgjimin

Artan Hoxha: Si u tentua të manipulohej masakra e ‘21 janarit’

Publikimi i bisedave të gardistëve gjatë protestës së “21 Janarit” ka trazuar edhe një herë politikën dhe opinionin publik. Dalja në skenë pas 12 vitesh e një audio-përgjimi ku tregohen qartë provat se vrasjet janë bërë me urdhër mund të ndryshojnë rrjedhën e hetimeve. Ishte gazetari Artan Hoxha që ka publikuar transkriptin e një përgjimi, ku Ndrea Prendi jep urdhër për të hapur zjarr.Në një prononcim për gazetën “SOT, gazetari Artan Hoxha u shpreh se kjo provë dëshmon që vrasjet janë bërë nga Garda, me urdhër. “Ato janë prova që tregojnë se vrasjet janë bërë me urdhër. Por duhet të dihet se kush i ka dhënë urdhrat dhe pse nuk ka asnjë lloj materiali që të provohet se çfarë ka ndodhur atë ditë. Kjo provë dëshmon që vrasjet janë bërë nga Garda, me urdhër. Në këto përgjimeku janë komunikimet në pajisjet e Gardës dhe asnjë nga ata nuk ka dëshmuar dhe nuk ka treguar asgjë për këtë ngjarje. Qitjet janë bërë me urdhër, prandaj edhe fragmenti i qitjeve është shumë i shkurtër, diku tek 10-15 sekonda. Dy nga vrasjet u provuan më pas, të paktën dy prej tyre për të cilat u provua se kanë ardhur nga komandanti i gardës dhe nga shefi i shtabit të njësisë speciale dhe dy të tjerat janë pa asnjë autor”, deklaroi Hoxha.

Si tentuan të manipulonin ngjarjen?

Më tej gazetari Hoxha tregon dhe një detaj të bujshëm. Sipas tij pak kohë më parë babait të Aleks Nikës i kanë dërguar një foto e njërit prej punonjësve të Gardës së Republikës dhe u është thënë se djalin tuja e ka vrarë filani. Por kjo ngjarje nuk ishte e vërtetë dhe sipas Hoxhës donin të bënin diversion për të mbyllur sa më shpejt çështjen. “Aleks Nika është dëshmor i atdheut, por nuk ka një përgjigje se kush e ka vrarë dhe unë kam shkuar në banesën e tij para vitit të ri dhe kam takuar babain e tij, pasi ka pasur një tentativë ku pak kohë më parë atyre u ështëçuar një foto e njërit prej punonjësve të Gardës së Republikës dhe u është thënë se djalin tuja e ka vrarë filani. Unë kam komunikuar me ta dhe i kam thënë se ky person që ju kanë sjell në foto është një nga drejtuesit e Gardës atë ditë, por ai nuk ka qëlluar me armë”, u shpreh Hoxha.

Detajet nga protesta e “21 janarit”

Ndërkohëgazetari Hoxha zbuloi edhe detaje të tjera nga dita që u vranë katër protestuesit. Ai e cilësoi këtë ditë si një ngjarje ku Berisha tregoi aktin e vet të së keqes. Sipas tij, nëse sot ne nuk do kishim 4 të vrarët Berisha mund të garantonte edhe një mandat të 3. “Pse unë e cilësoj këtë si një ngjarje, ku Berisha tregoi aktin e vet të së keqes, sepse i kishte të gjitha nën kontroll  të plotë, kishte Gardën e Republikës, shërbimet inteligjente. Ajo që mua më tronditi atë ditë ishte fakti që kryeministri vendosi të mos largohej dhe qëndroj në detyrë, qëndrimi i atij në detyrë për mua do të thoshte se nuk do të hapte rrugëdhe tregoi se ishte hakmarrës, që ishte i pabesë dhe burracakë, sepse reagoi dhunshëm kur protesta po mbaronte. Demonstruesit e treguan qartë se nuk kishin ndërmend që të hynin në kryeministri, sepse ata hipnin në gardhin rrethues dhe i kthenin shpinën godinës. Unë them se protesta nuk duhet që të shkonte deri aty, nëse sot ne nuk do kishim 4 të vrarët Berisha mund të garantonte edhe një mandat të 3. Unë në darkë pasi mbaroj protesta jam habitur sepse nuk kisha parë lajme sepse isha në terren përveç konferencës së orës 19 të Berishës dhe nuk e dija se nuk kishte dal fakti që vrasjet i bëri garda sepse ne i pamë të gjithë. Unë jam çuditur edhe për faktin tjetër se njerëzit nuk kanë folur dhe nuk e kanë shitur Berishën sepse ai i ka shitur sot ata dhe pyetja që unë shtroja shpesh pas asaj proteste ishte çfarë urdhri kanë marr ata në vesh që kanë qëlluar”, tha ai.

Urdhri është dhënë nga kufjet që mbaheshin në vesh

Gjithashtu gazetari Hoxha tha se hetimi duhet të merret me të paprekshmit që një ndër ta është edhe Sali Berisha dhe jo vetëm me vrasjen e Aleks Nikës. Ai ka treguar se Berisha u shpall “non grata” , pasi SHBA kishte si qëllim për t’i i rrëzuar simbolin ish-kryeministrit, sepse ai nuk përfaqëson më veten e vet, por është njeri që përfaqëson një lob shumë të fuqishëm  interesash politike, ekonomike  dhe kriminale në këtë vend. “Unëdyshoja për këtë gjë, sepse momenti kur janë bërë qitjet është i shkurtër, pra kanë qëlluar njëkohësisht, ushtari i thjesht edhe mund të humb toruan por kanë qëlluar komandanti  i gardës dhe shefi i shtabit të njësisë speciale që janë dy nga personat më të stërvitur. Viktimat e 21 janarit nuk janë në një vend, por janë të përhapur, nuk janë lejuar ekspertët të vijnë, por janë futur punëtorët e Bashkisë që të pastrojnë. Dhe sot ky njeri sot del dhe thotë se do mbrojë dinjitetin tim se më akuzojnë pa baza për atë protestë. Ai jo vetëm ka urdhëruar vrasjet, por tha se po të vinte Rama kisha 4 snajpera në të 4 anët dhe unë 5 në dritaren time për t’ia drejtuar në ballë. Hetimi duhet të merret me të paprekshmit që një ndër ta është edhe Sali Berisha dhe jo vetëm me vrasjen e Aleks Nikës. Pse e shpallën non grata ata Berishës, pose e ka problem Berisha të mos shkoj në Amerikë, jo por ata e bënë për t’i i rrëzuar simbolin  Berishës sepse ai nuk përfaqëson më veten e vet, por është njeri që përfaqëson një lob shumë të fuqishëm  interesash politike, ekonomike  dhe kriminale në këtë vend”, theksoi Hoxha.

Pse e publikoi Hoxha tani përgjimin?

Nga ana tjetër, Hoxha theksoi se të vetmit në dijeni lidhur më të ishin familjarët e Aleks Nikës dhe prokurori i përgjithshëm që siç theksoi gazetari është vënë në dijeni për këtë çështje 6 muaj më parë dhe nuk ka pasur asnjë reagim. “Unë e dija që politika do ta shfrytëzonte, por që sot kujtohet edhe qeveria të bëjë kallëzim, unë skam lidhje me këto kallëzim, jam marrë vetëm me familjarët e Aleks Nikës që kanë të drejtë të dinë kush e vrau djalin e tyre. Unë e kam nxjerrë materialin një ditë para 21 janarit për të fajësuar edhe qeverinë e sotme që në 21 janar do bënte homazhet e radhës. Asnjë nga ata zyrtarë të kësaj qeveri nuk e ka dëgjuar, nuk e di dhe s’ka pasur informacion se këtë material s’ia kam dhënë askujt. Kemi vënë në dijeni, bashkë me familjen e Aleks Nikës vetëm prokurorin e përgjithshëm që në 27 korrik të vitit të shkuar dhe meqë ai nuk veproi që t’ia kalonte çështjen SPAK atëherë vendosa të publikoj indicien që të çon te prova”, nënvizoi Hoxha.