BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet
x
BREAKING NEWS

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti: Ja çfarë do të ndodhë së shpejti

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti:
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre marrëveshjet e rëndësishme

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre
x
BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Politike

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe

Prokuroria e Posaçme rrezikon të shkundë nga themelet politikën shqiptare. Teksa e gjithë vëmendja këto javë është fokusuar te Parlamenti i ri dhe përjashtimi i Sali Berishës, dje janë dhënë sinjale se mund të kemi zhvillime akoma dhe më të forta. Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë disa vizita ditët e fundit në Prokurorinë e Posaçme dhe sipas burimeve po diskutohet për disa dosje tejet sensitive që do të kenë impakt publik kur të finalizohen. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe gazetari Artan Hoxha, i cili në bazë të burimeve të tij ka zbuluar detaje nga këto dosje duke deklaruar me bindje të fortë se po planifikohet arrestimi i disa ish-ministrave dhe ish-kryeministrave. Sipas tij i rrezikuar është dhe Sali Berisha. “BKH sapo ka ardhur. Ka hetime dhe jam thirrur edhe unë për këtë gjë. Në pjesën që unë kam pasur dijeni kam ndihmuar. Dhe e di që ka hetime. Në hetimet që kam parë është hetim që synon të godasë shumë lart. Por mund të arrestojë politikanë të rëndësishëm, ish-kryeministër dhe ish-ministra. Por edhe Berisha nuk është i përjashtuar nga kjo punë. Por edhe këta që janë në detyrë nuk janë të përjashtuar. Ambasadorja po mbulohet që të mbrojë dhe të dëshmojë se prokurorët janë në rrugën e duhur. Ka hetime dhe frika është që më mirë të mos arrestohet një politikan pa prova, sesa e arreston dhe pastaj del i pafajshëm. Ambasada ka momente që e mbështet, se japin mbështetje financiare dhe me projekte, por nuk shkon dot me listë dhe t’u thotë arrestoni këta persona”, tha mes të tjerash Hoxha. Sipas tij, pritshmëritë kanë qenë të shumta për SPAK, por arrestimi i tyre do kohë. Gazetari deklaroi në studion e “Abc Neës” se do ketë zhvillime mjaft të bujshme.

“Shtatori ka qenë me shumë zhvillime politike. Me ngjarje të tjera, apo me përjashtimin e Berishës që thithi shumë vëmendje. Por, tashmë SPAK ka marrë dhe BKH. SPAK u bë për të goditur politikanët e lartë. Dhe për të goditur korrupsionin apo për të goditur lidhje shtet-politike – krim i organizuar duhet kohë. Do shohim rezultate. Nuk është e lehtë që të futen brenda ish –kryeministria, ish-presidente, ish-ministra”, tha Hoxha.

Dosjet e SPAK

Pak ditë më parë gazeta e bëri të ditur se vetëm këtë vit pranë kësaj prokurorie janë regjistruar 264 procedime, prej të cilave 218 janë dosje korrupsioni. Sipas burimeve, bëhet fjalë për padi kryesisht për tenderat. Shumë kompani që skualifikohen pa të drejtë nga gara, i drejtohen SPAK duke denoncuar shumë skandale abuzimesh. Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes ndodhi pikërisht përmes kësaj skeme. Kompania e skualifkuar bëri padi dhe në bazë të hetimeve u konfirmuan shkeljet. Kjo rrugë po ndiqet dhe me shumë tendera të tjerë me vlera qindra milionë lekë. Ajo që bie në sy është se pjesa dërrmuese e dosjeve kanë të bëjnë me korrupsionin dhe jo me krimin e organizuar. Ndërkohë ajo që u ka futur të dridhurat pushtetarëve është se pranë Byrosë së Hetimit janë stacionuar 3 hetues të FBI. Vetë ambasadorja amerikane në një intervistë që dha së fundmi e konfirmoi këtë gjë, ndërsa bëri me dije se SHBA ka dhënë deri tani 4 milionë dollarë për forcimin e Byrosë Hetimore. “Deri tani, kemi kontribuar më shumë se 4 milionë dollarë në trajnime dhe pajisje. Mbështetja më e madhe sigurisht është me ekspertizë dhe ka të paktën 2 ose 3 ish-agjentë të FBI-së, ekspertë të vërtetë që kanë përvojë dhe ekspertizë praktike, që janë këtu, të lidhur me ambasadën dhe po ndihmojnë hetuesit e rinj të BKH-së, që të zhvillojnë të njëjtat shprehi, që të mund të jenë agresivë dhe që të jenë të aftë të kryejnë funksionet e tyre”, tha ambasadorja.

Më të lexuarat