
Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të ndikojë roli i Joe Biden në bisedimet Kosovë – Serbi (VIDEO)

Artemis Malo: LSI e destinuar të kapitullojë në 25 prill, turp që opozita e Meta po bëjnë politikë me pandeminë dhe tërmetin

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Nëntor 2020

Deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës, Artemis Malo ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të opozitës joparlamentare. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deputetja socialiste u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim është destinuar, madje sipas saj, partia më e rrezikuar që të kapitullojë në 25 prill, ndërsa shtoi se këtë gjë e tregon fare mirë edhe mënyra se si çifti Kryemadhi-Meta po bëjnë politikë. Sipas saj, fakti që Meta dhe Kryemadhi janë tërbuar, tregon qartë se ata e kanë kuptuar që LSI do të shkrihet dhe do të marrë një goditje të fortë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. “Po të vini re ditët e fundit çifti presidencial është futur në panik, për shkak se po e shikojnë që Lëvizja Socialiste për Integrim po merr të tatëpjetën dhe se ajo është e destinuar që të kapitullojë në zgjedhjet parlamentare të 2 prillit. Kështu që thirrjet e presidenti Ilir Meta dhe LSI për të përmbysur qeverinë dhe Partinë Socialiste janë thirrje dëshpëruese që vijnë në një kohë që ata po shikojnë se po u vjen fundi. Është e turpshme që presidenti Meta sulmon dhe akuzon mazhorancën socialiste qeverisëse me një gjuhë rrugaçi. Por dua të theksoj se një gjë është e sigurtë në këtë mes, që Meta-Kryemadhi po sulmon PS dhe kryeministrin Edi Rama, pasi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit LSI do marrë një goditje të fortë dhe do të shkrihet si parti”, deklaroi ajo. Më tej deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës, Artemis Malo u shpreh ditën e djeshme se ndihet e keqardhur që opozita dhe presidenti Ilir Meta po bëjnë politikë me pandeminë dhe tërmetin. “Turp dhe skandal që opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, si dhe presidenti Ilir Meta po bëjnë politikë me pandeminë, me vdekjet nga Covid-19 dhe me situatën post tërmetit. Këta mirë që nuk ndihmojnë, por nuk dinë as të heshtin, pasi po të mos ishte Partia Socialiste, sot qytetarët do të ndiheshin të braktisur në çdo aspekt. PS është një parti që ka prioritet vetëm interesin e qytetarëve dhe ne premtimet që kemi thënë për tërmetin po i mbajnë dhe do t’i bëjmë realitet”, nënvizoi deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës, Artemis Malo për gazetën “SOT”.
Më të lexuarat


Do të vaksinohet? Meta i jep mesazhin e fortë Ramës: Më shqetëson shumë fakti që...

Zgjedhjet në Kosovë / Lëvizja Vetëvendosje publikon listën prej 110 kandidatësh

“Do të ndodhë përmbysja e madhe", Ilir Meta paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

Do të jetë përsëri Kryetar Shteti? Ilir Meta e thotë për herë të parë: Ja ku e shoh veten pas 2022-it

Koalicion i madh PD-PS? Përgjigjet Ilir Meta dhe paralajmëron ‘fundin tragjik’ për Ramën

Letra e ambasadës franceze për Ramën, shpërthen Basha: E turpshme! Tirja i qeverisë sulmon...

I japin Ramës një dhuratë! Nxënësit përballen me të papriturën: Do ta vendos tek Kryeministria (VIDEO)

“Ata që janë shpallur non grata nga SHBA nuk duhet të kandidojnë”, Manjani i jep përgjigjen e fortë Yuri Kim: Kështu nuk kemi gjë në terezi, pasi...

“Kurtit i është rritur pasuria nga 0 në 400 mijë euro”/ Zëdhënësi i PDK’së zbardh pasurinë marramendëse: 40 mijë euro vetëm pagë vjetore

“Si e vetmja parti që fiton tre herë radhazi”/ Veliaj tregon planet: Mandati i tretë për PS, historik; për fitoren e madhe kemi edhe ...
