BREAKING NEWS

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të tjerë shpenzuan 200 milionë euro për t’u kuruar, mjeku Erion Dasho zbardh prapaskenat e forta nga pandemia dhe ngre alarmin për korrupsionin që ka mbërthyer sistemin shëndetësor në vend

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të
x
BREAKING NEWS

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën strehuesit të Sali Berishës, kryeministri konfirmon lidhjet me “non gratën” nëpërmjet Bashkim Ulajt dhe pranon konfliktin e interesit që i ka dhënë koncesione

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën
x
BREAKING NEWS

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas modelit kroat, ja si OLAF shkaktoi “tërmet” në Zagreb dhe si përfunduan në pranga zyrtarët që abuzuan me fondet e BE

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për aferën e “Gërdecit”, si e raportoi Ambasada e SHBA tragjedinë, zbardhet kabllogrami amerikan që fundos Shkëlzen Berishën

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për
x
BREAKING NEWS

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të Berishës, Shkëlzenit, Ilir Beqajt, Frida Krifcës, Belinda Ballukut e Mirela Kumbaros dhe nxjerr zbuluar skandalin e Ramës me deklaratën që KFOR të marrë nën patronazh veriun e Kosovës

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të
x
BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x

Politike

Artur Metani: Lufta për pavarësinë e pushtetit gjyqësor nuk është destinacion final, por një përpjekje e përditshme

Artur Metani: Lufta për pavarësinë e pushtetit gjyqësor nuk

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë në takimin e organizuar nga Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE) me temë “Çfarë pritet nga Shqipëria gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Evropian?”, ku merrte pjesë Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Komisionin Europian z. Olivér Várhelyi dhe drejtues të institucioneve të pavarura e përfaqësues të shoqërisë civile në vend. Duke e marrë fjalën në takim, z. Metani u ndal në përpjekjet për pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe të një mjedisi demokratik të shëndetshëm në vend. “Padyshim nuk është vendi për të folur për atë që është bërë mirë apo mund të ishte bërë më mirë nga strukturat tona, apo nga imja personalisht, por them që lufta kundër korrupsionit në gjyqësor, lufta për pavarësinë e pushtetit gjyqësor nuk është një destinacion final, është një përpjekje e përditshme e të gjithëve ne, pra jo vetëm e strukturës që punon dhe lufton për ta ngritur e për ta bërë funksional sistemin e kontrollit kushtetues dhe demokratik të punës së gjyqtarëve e prokurorëve, por kërkohet më shumë se kaq, kërkohet edhe një mjedis demokratik, që sistemi gjyqësor dhe institucionet e drejtësisë të funksionojnë. Nuk mund të ketë padyshim demokraci pa pavarësi të pushtetit gjyqësor, por s’mund të ketë as pavarësi të sistemit gjyqësor pa demokraci dhe kultivimi i një mjedisi demokratik në një shoqëri si kjo, dhe të polarizuar nëse mund ta them, zgjidhja e vetme afatgjatë mendoj unë është diskutimi dhe kërkimi i zgjidhjeve për çështjet që ngrihen në një moment të caktuar është diskutim jo emocional dhe jo duke u bazuar në debatin e momentit, por duke i parë zgjidhjet afatgjata, duke i parë zgjidhjet në përputhje me kushtetutën dhe pikërisht mbi ato vlera për të cilat ju diskutoni me Shqipërinë dhe strukturat e BE-së po negocioni me shtetin shqiptar”, deklaroi Metani.

Më të lexuarat