
Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të ndikojë roli i Joe Biden në bisedimet Kosovë – Serbi (VIDEO)

Artur Metani merr mbështetje nga amerikanët, takon shefen e OPDAT, në fokus inspektimet në drejtësi

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Janar 2021

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani priti dje në takim këshilltaren ligjore rezidente të programit OPDAT pranë ambasadës së SHBA në Shqipëri, znj. Michelle Lakomy. Metani e njohu znj. Lakomy me punën e zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve si dhe me vizionin e këtij procesi, si një ekuilibër mes parimeve të interesit publik për administrimin e drejtësisë dhe pavarësisë së magjistratëve. Këshilltarja ligjore e OPDAT, znj. Lakomy shprehu gatishmërinë për të asistuar zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në forcim kapacitetesh dhe ekspertizë profesionale. Z. Metani dhe znj. Lakomy bashkëndan vullnetin për bashkëpunim mes zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe programit OPDAT të departamentit të drejtësisë së SHBA. Pak ditë më parë Artur Metani njoftoi se ILD ka kërkuar shkarkim nga detyra për 3 gjyqtarë, ndërsa nën hetim janë 5 të tjerë. Në një intervistë ai është ankuar për numrin e ulët të inspektorëve, çka solli dhe një kërkesë të tij pak kohë më parë për të lehtësuar kriteret e kandidimit. “Sistemi i drejtësisë i është nënshtruar një reforme të thellë kushtetuese, ligjore dhe institucionale. U krijua një arkitekturë e re institucionesh, ngritja e të cilave pa dyshim kërkoi kohën e vet. Tani fillon sfida që është e rëndësishme, zbatimi i kompetencave që këto institucione kanë dhe realizimi i qëllimit për të cilin këto institucione u krijuan, së pari kthimi i besimit të publikut, dhënia e një drejtësie të paanshme jashtë interesave të çdo fushe e kështu me radhë. Qytetarët kanë nevojë të shohin rezultate, tashmë është koha e rezultateve dhe jo më e justifikimeve”, tha ai në një intervistë televizive. Metani ka folur dhe për boshllëqet që ka krijuar vetingu. Sipas tij problem po haset te zëvendësimi i tyre. “Sistemi është në situatë të vështirë sepse, gjyqtarët ikin dhe është e vështirë që këta gjyqtarë të zëvendësohen shpejt, sepse i tillë është sistemi, por rëndësi ka që qytetarëve t’u ngjallet besimi që institucionet funksionojnë. Për mua kjo është më e rëndësishme dhe ky është themel i debatit sot dhe duhet të jetë themel i debatit sot: A kanë filluar të funksionojnë institucionet e reja të drejtësisë? Për mënyrën se si është ideuar dhe konceptuar reforma unë si jurist e mendoj që është një nga sfidat e kësaj shoqërie. Mua më pëlqen mënyra se si është ngritur arkitektura e sistemit të ri të drejtësisë, me kompetenca të ndara dhe shumë të qarta të institucioneve”, u shpreh Metani.
Më të lexuarat


Gazetari i njohur jep mesazhin e fuqishëm: Sot erdhi një shuplakë e fortë nga Kosova për Bashën e Kryemadhin

SURPRIZA! Ish-këshilltari i Edi Ramës del në krah të Monika Kryemadhit (Emri)

Do të vaksinohet? Meta i jep mesazhin e fortë Ramës: Më shqetëson shumë fakti që...

Zgjedhjet në Kosovë / Lëvizja Vetëvendosje publikon listën prej 110 kandidatësh

“Do të ndodhë përmbysja e madhe", Ilir Meta paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

Do të jetë përsëri Kryetar Shteti? Ilir Meta e thotë për herë të parë: Ja ku e shoh veten pas 2022-it

Koalicion i madh PD-PS? Përgjigjet Ilir Meta dhe paralajmëron ‘fundin tragjik’ për Ramën

Letra e ambasadës franceze për Ramën, shpërthen Basha: E turpshme! Tirja i qeverisë sulmon...

I japin Ramës një dhuratë! Nxënësit përballen me të papriturën: Do ta vendos tek Kryeministria (VIDEO)

“Ata që janë shpallur non grata nga SHBA nuk duhet të kandidojnë”, Manjani i jep përgjigjen e fortë Yuri Kim: Kështu nuk kemi gjë në terezi, pasi...
