Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arvizu: Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, jetike për të ardhmen

Arvizu: Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, jetike për të ardhmen

Postuar: 16/05/2014 - 19:20

Duke u ndalur tek zgjedhjet e 25 Majit që do zhvillohen në Ukrainë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu nëpërmjet një mesazhi i kërkon popullit shqiptarë të bashkohet me Amerikën për të mbrojtur së bashku pavarësinë, demokracinë dhe lirinë e Ukrainës.  Arvizu kërkoi që Rusia ta lërë popullin e Ukrainës ta zgjedhë vetë të ardhmen e tij. 
 
"Miqtë e mi jam këtu për t’ju kërkuar që të bashkoheni me mua dhe të gjithë Ambasadën Amerikane, si dhe me SHBA-të në mbështetje të demokracisë. Unë ju kërkoj që të bashkoheni me ne për pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës, për të nënvizuar rëndësinë jetike për zgjedhje presidenciale të lira dhe të drejta në Ukrainë, më 25 Maj.  Gjatë qëndrimit tim këtu në Shqipëri unë kam qenë dëshmitar i përkushtimit të fortë dhe të palëkundur që shqiptarët kanë për demokracinë. Prandaj dhe unë besoj se kjo çështje është e rëndësishme për të gjithë ju. 
 
Ju e dini vlerën e demokracisë, sepse ju keni jetuar shumë vjet në mungesën e saj. Ju e dini çmimin e lirisë, sepse ju keni luftuar për të.  25 Maji është një mundësi e vërtetë për popullin e Ukrainës për të vendosur për të ardhmen e tyre pa ndërhyrje të jashtme dhe për të shprehur vullnetin e tyre nëpërmjet fletëve të votimit, jo nëpërmjet presionit të armëve.  Prandaj dhe mesazhi ynë është shumë i thjeshtë: Lëreni Ukrainën të votojë! Lëreni popullin e Ukrainës të vendosë vetë për të ardhmen e tij dhe lëreni atë ta bëjë këtë nëpërmjet zgjedhjeve të drejta, të hapura dhe të lira për të gjithë. 
 
Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të vendosë për t’i dhënë popullit ukrainas që të vendosë vetë për të ardhmen e tij dhe t’i japë atij mundësinë e të marrit frymë nëpërmjet një procesi demokratik.  Kjo është arsyeja se përse ne kërkojmë nga ju, populli shqiptar që të bashkoheni me ne dhe aleatët tanë ndërkombëtarë. Të bashkoheni me ne në mbështetje të zgjedhjeve të 25 Majit në Ukrainë. Të bashkoheni me ne në mbështetje të demokracisë. Një zë i përbashkët SHBA, Shqipëria dhe aleatët tanë. Të bashkuar për Ukrainën. Të bashkuar për demokracinë. Të bashkuar për lirinë", u shpreh Arvizu.
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 08:05

Opozita do t’i rikthehet skemës së vjetër në shtator.

Postuar: 21/08/2019 - 08:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka çuar dje një mesazh në distancë kreut demokrat Lulzim Basha

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.

Postuar: 21/08/2019 - 07:50

Me ngritjen e SPAK, hapi i radhës që do të vijojë është Byroja Kombëtare e Hetimit.

Postuar: 20/08/2019 - 23:58

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me procesverbalin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Be