BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Politike

“As fabrika e parave të LSI nuk arrin dot ta përmbysë rezultatin elektoral”/ Rama bën deklaratën e fortë: Nuk ka shance të ndodhë kjo. Se sa i besueshëm jam unë, në datën 25…

“As fabrika e parave të LSI nuk arrin dot ta përmbysë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, iu ka përgjigjur ditën e sotme interesit të gazetarëve në lidhje me temat aktuale dhe politike në vend. Rama gjatë fjalës së tij ka thumbuar edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim  në konferencën me gazetarët, kur u pyet për hetimet e prokurorisë lidhur me dosjen “184”, për dyshimet e blerjes së votave në zgjedhjet e Dibrës.

Në fjalën e tij, Rama e quajti LSI-në, “një fabrikë që ka punuar me eficiencë të plotë në raste të caktuara”, duke iu referuar fenomenit të blerjes së votave.

Sa i takon faktit që mes emrave të të hetuarve në dosjen 184 nuk ka asnjë ish-zyrtar, apo në nivel ish-ministrash, Rama u shpreh:

“Ku e dini ju që emrat që përmendni janë të përfshirë në dicka që është kriminale, si e dini? nga muhabetet e teklefonave? Është prokuroria ajo që bën hetimin, jo e news, ajo vendos për kë ngre akuzë e për kë nuk ngre akuzë, nuk jeni ju”.

Kryeministri Rama ndër të tjera tha se do jetë 25 prilli ai që do tregojë se kë beson populli shqiptar.

“S’ka shans të përmbyset rezultati i një procesi elektoral kombëtar, as fabrika e parave të LSI nuk arrin dot ta përmbysë rezultatin kombëtar që është një fabrikë që ka punuar me eficiencë të plotë në raste të caktuara. S’ka shans.

Se sa jam unë i bisesueshëm apo të gjithë ne këtë e vendos populli shqiptar, në datën 25 do na japë testin e besueshmërisë në dorë të gjithëve”, tha Rama.

Më të lexuarat