BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ashpërsohet dënimi për votën, kush merr para dënohet me 4 vite burg, masa të ashpra dhe ndaj policëve

Ashpërsohet dënimi për votën, kush merr para dënohet me

Marrëveshja e arritur ndërmjet Partisë Socialiste edhe asaj Demokratike, duket se pas ministrave teknikë po jep dakordësitë e para edhe në Kodin Zgjedhor. Kuvendi i Shqipërisë, i mbledhur ditën e djeshme gjatë një seance të jashtëzakonshme, ka miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që vijojnë me ato në Kodin Penal. Komplet paketa e ndryshimeve ka të bëjë me Kodin Penal, Ligjin e Medias si edhe në Ligjin e Financimit të Partive. Sipas burimeve, palët me dakordësi kanë vendosur që të dënojnë shitblerjen e votës në mënyrë taksative duke rritur dënimet. Në sajë të ligjit, nuk do të ketë masa ndëshkimore si gjoba, por vetëm burg për ata që do të tentojnë tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë. Dënimi për blerësit e votës do të jetë 1-5 vite burg, ndërsa kush e shet dënohet 1-4 vite burg. Njëkohësisht do të dënohet nga 1 deri në 5 vite burg marrësi dhe dhënësi i kartave të identitetit. Një vëmendje të veçantë do të ketë edhe tek shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në mbështetjen e një partie politike që do të etiketohet vepër penale dhe të dënohet deri në 5 vjet burgim. Gjithashtu, përdorimi i mjeteve publike, veprimtarisë shtetërore apo i burimeve financiare ose njerëzore, për zgjedhje, do dënohet vetëm me burgim, nga 1 deri në 4 vjet. Çdo vepër penale që ka lidhje me zgjedhjet do të konsiderohet si krim dhe do të dënohet me burg. Gjithashtu, do të forcohen rregullat për të mbikëqyrur financimin e partive dhe ndalimin e financimeve të paligjshme. Të gjitha këto masa dhe ndërhyrje, bëhen për të garantuar qytetarët shqiptarë nga presionet dhe shitblerja e votës dhe garë të ndershme për partitë politike në fushatën zgjedhore.Gjithashtu, komisioni ka përcaktuar se materialet propagandistike duhet të jenë mbi 5 metra larg zyrave elektorale, ndërsa edhe në këto zgjedhje do jetë financimi privat–shtet.

Biba jep dorëheqjen

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, ka dhënë dje dorëheqjen nga posti i deritanishëm. Pak orë përpara votimit të Klement Zgurit kryetar të ri të KQZ në Kuvend, Denar Biba ka paraqitur letrën e dorëheqjes përmes një shkrese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. Përpos letrës, ai ka bërë edhe një postim në Facebook ku e quan këtë ndryshim si “ndryshim kuajsh në mes të lumit”. Ai e quan këtë ndryshim të nevojshëm për stabilitetin e vendit, por të padëshirueshëm për këndvështrimin e ngushtë të stabilitetit të institucioneve. "Sipas ligjit të Mërfit, "nëse diçka e keqe do të ndodhë, atëherë ajo do të ndodhë në momentin më të keq të mundshëm". Ja kështu edhe ky "ndryshim kuajsh në mes të lumit", i padëshirueshëm nga këndvështrimi i ngushtë i stabilitetit të institucioneve, por i nevojshëm për stabilitetin e vendit. Personalisht e konsideroj një aksident profesional përgjatë një karriere të konsoliduar, që nuk ka asnjë pasojë të pakthyeshme. Fundja, aksidentet shpesh kanë qenë shkak për evolucionin njerëzor, dhe unë e kam të provuar mëse njëherë ketë", shkruan Biba në Facebook. 

Andi KOROVESHI

 

Më të lexuarat