Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ashpërsohet lufta mazhorancë-opozitë, PS dorëzon kërkesën për shkarkimin e Zgurit, PD vë në lëvizje Llallën për hetimin e punësimeve gjatë zgjedhjeve

Postuar: 15/11/2017 - 08:01

Ashpërsohen marrëdhëniet mes opozitës dhe mazhorancës. Deri më tani përplasjet mes tyre kanë mbetur vetëm në kuadër të deklaratave, por dje palët janë hedhur në veprime konkrete. Ka qenë Partia Socialiste si fillim që i ka dorëzuar një kërkesë zyrtare kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi për shkarkimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri. Një gjë e tillë është pohuar nga vetë deputetja e PS Klotilda Ferhati, e cila, gjatë një deklarate për mediat, theksoi se kreu i KQZ ka shkelur dispozitat e ligjit të dekriminalizimit, pasi refuzoi të hiqte mandatin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës. “Jam këtu për t’ju informuar se sot ne, deputetët e mazhorancës, i kemi paraqitur kryetarit të Kuvendit kërkesën për shkarkimin nga detyra të kryetarit të KQZ Klement Zguri për shkelje të rënda të ligjit të dekriminalizimit. Siç i kemi bërë me dije edhe më parë opinionit publik, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z. Klement Zguri arkivoi pa e shqyrtuar në KQZ vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin Agron Faslli Kapllanaj, kryetar i Bashkisë Mallakastër, person ky, i cili rezulton se është dënuar nga gjykata e shtetit italian me vendim të formës së prerë për vjedhje”, u shpreh Ferhati. Sakaq deputetja e PS e akuzoi Zgurin se, sipas saj, me vendimin e marrë tregoi haptazi njëanshmërinë politike dhe mungesën e profesionalizmit. “Ngjarja e fundit, ku ai përmes veprimeve e mosveprimeve të tij i shtyu sa mundi jetën politike një të përzgjedhuri lokal me rekorde të rënda kriminale, vetëm e vetëm sepse është i të njëjtit krah politik me të, është për ne shembull konkret i njëanshmërisë politike dhe mungesës së profesionalizmit. Thënë këtë, dhe duke u bazuar në dispozitat e ligjit të dekriminalizimit që zbatohet me përparësi ndaj Kodit Zgjedhor dhe nenit 18, (pika dh) të këtij kodi, ne kërkojmë shkarkimin e z. Klement Zguri nga detyra e kryetarit të KQZ”, tha Ferhati.

PD vë në lëvizje Llallën

Në kuadër të situatës së nxehtë politike sërisht është bërë protagonist Adriatik Llalla, ndonëse është në fund të mandatit të tij ai po i kthen reston demokratëve. Duket se Kryeprokurori edhe pse gjatë gjithë mandatit të tij nuk bëri asnjë goditje, po tenton t’i bëjë ato tani që po i përfundon mandati. Kjo për fakti se prokuroria ka nisur një hetim kundrejt punësimeve të bëra gjatë fushatës zgjedhore të 25 qershorit. Pas kallëzimit të ish-zëvendës kryeministres teknike Ledina Mandia, se 3600 persona ishin punësuar gjatë fushatës elektorale në shkelje të Kodit Zgjedhor, Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim penal për dyshimet se është shpërdoruar detyra dhe është ushtruar korrupsion aktiv gjatë zgjedhjeve. Por pavarësisht këtij denoncimi duket qartë se ka filluar një luftë institucionesh dhe force mes palës së opozitës dhe mazhorancës. Kjo për faktin se demokratët përmes Kryeprokurorit po mundohen të godasin qeverinë, pasi kjo e fundit kërkon që t’i heq PD-së gjithë kontrollin që ka nëpër institucionet shtetërore. Megjithatë kjo goditje e prokurorisë kundrejt qeverisë, mund të godasë LSI-në më së shumti, pasi ka qenë kjo forcë ajo që ka abuzuar me punësimet në administratë gjatë fushatës zgjedhore. Duket se demokratët me këtë lëvizje kundrejt qeverisë, më së shumti do të dëmtojnë aleaten e tyre sesa qeverinë.    

Endri Arizi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/11/2017 - 16:01

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishën sot në Poreç të Kroacisë, ku u përurua shtatorja e Shën Terezës.

Postuar: 23/11/2017 - 15:17

Kryeministri Edi Rama replikon shpesh me komentuesit në rrjetin social “Facebook”.

Postuar: 23/11/2017 - 14:42

Kryeministri Edi Rama u ka bërë një surprizë 100 mijë punonjësve të administratës shtetërore duke i lënë pushim të hënën e ardhshme në 27 Nentor, në prag të festave të 28 dhe

Postuar: 23/11/2017 - 14:34

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një postimi në faqen e tij të Facebook, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Përgjithshme, pasi

Postuar: 23/11/2017 - 14:13

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka akuzuar kryetarin e PD, Lulzim Basha se ka paguar një milion dollarë për lobim në SHBA, nga të cilat 825 mijë dollarë vetëm në tre muaj

Postuar: 23/11/2017 - 13:51

Buxheti i Bashkisë Tiranës për vitin 2018 mund të konsiderohet edhe si buxheti i zonave periferike dhe rurale.

Postuar: 23/11/2017 - 13:50

Kryedemokrati Lulzim Basha ka fol sot në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.