BREAKING NEWS

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nuredin Dumanin, pasi ‘zbërtheu’ prapaskenat e errëta të bandave që veprojnë në vendin tonë

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e
x
BREAKING NEWS

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon
x
BREAKING NEWS

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në
x
BREAKING NEWS

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep
x
BREAKING NEWS

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë,
x
BREAKING NEWS

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga
x

Politike

Ashpërohet beteja për FSHF, Rama reagon për audiopërgjimin, Veliaj mesazh Dukës se nuk mund të jetë i paprekshëm

Ashpërohet beteja për FSHF, Rama reagon për audiopërgjimin,

Thellohet konflikti mes mazhorancës dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Dje për këtë çështje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Rama shkruan se i neverit përgjimet në ambiente jopublike dhe se ato nuk duhet të merren për bazë. Kryeministri deklaron, se as nuk ka ndërmend ta dëgjojë atë përgjim. “Unë i neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve që flasin në një mjedis jopublik, të cilat sipas meje nuk mund të merren për bazë asnjëherë askund, as si prova fajësie as si prova vërtetësie, sepse tjetër konteksti i një komunikimi informal pa dorashka, tjetër konteksti i shfaqjes publike së një përgjimi, prandaj edhe as nuk e kam dëgjuar fare dhe as kam ndërmend ta dëgjoj, kështu që meqë të dhashë tërë këtë shpjegim tani të lutem plotësoje pyetësorin me opinionet e tua duke klikuar”, shkruan Rama. Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një mesazh kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka. Teksa ka marr pjesë në konferencën e zhvilluar dje për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj deklaroi se kreu i FSHF nuk mund të jetë i paprekshëm. Ai theksoi, se UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë. “Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm”, tha kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Veliaj padit drejtuesit e FSHF

Ndërkohë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paditi dje për shpërdorim të detyrës, falsifikim të dokumenteve dhe rrjetit kompjuterik, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit Tirana, Veliaj akuzon Ilir Shulkun, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçin, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, se kanë manipuluar në bashkëpunim zgjedhjet për Kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. “Në ambientin ku ishte planifikuar të zhvillohej mbledhja kanë qenë prezent 67 anëtarë nga 41 që duhet të jenë, ku 24 anëtarë kanë qenë persona anonim (delegatë jo-legjitim) të përzgjedhur në mënyrë të kundërligjshme nga përfaqësues të FSHF-së, me qëllim ndikimin në procesin e zgjedhjes së Kreut të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, duke paracaktuar rezultatin”, thuhet në kallëzim.

Më të lexuarat