BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Ashpërsohet lufta PD-PS, mazhoranca nxjerr dokumentet për kompanitë e kunatit të Bashës, kreu demokrat sulmon Ramën

Ashpërsohet lufta PD-PS, mazhoranca nxjerr dokumentet për

Ashpërsohet lufta mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Prej ditësh opozita ka sulmuar hapur mazhorancën duke e akuzuar se ka lidhje me krimin dhe se po favorizon një grusht oligarkësh në lidhje me tenderat. Por dje ka ardhur dhe përgjigja e mazhorancës, e cila duke i qëndruar akuzave të bëra nga ana e Taulant Ballës dy ditë më parë në Kuvend, ka deklaruar se kunati i Bashës ka në zotërim 6 kompani konsulence. Përmes një deklarate për mediat deputetja e PS, Klotilda Bushka deklaroi se lideri i opozitës po mashtron opinionin publik pasi kunati i tij vetëm vitin e kaluar ka fituar 2.2 miliardë lekë nga bizneset më të mëdha në vend. “Kunati i tij, Erion Isufi zotëron jo një, por plot gjashtë kompani reklame dhe konsulence: “Landmark Communicatins”, “Landmark Technologies”, “Landmark Premium Print”, “HR Solutions”, “Albania Internet” dhe “Blacksheep”. A e dini se vetëm “Landmark Communications” dhe “Premium Print”, që prej themelimit kanë gjeneruar mbi 11 miliardë lekë. Vetëm vitin e kaluar, xhiro e deklaruar e këtyre kompanive arriti në 2,2 miliardë lekë, nga të cilat fitimi i deklaruar vetëm 40 milionë lekë të vjetra. Pra, një rrjet kompanish që qarkullojnë shuma kolosale, “deklarojnë” se u mbeten në xhep po aq sa fitojnë shumë biznese të vogla qe kanë një marzh fitimi prej më pak se 5%. Por, mashtrimi me taksat është halli më i vogël që ka Luli dhe familjarët e tij. Të gjitha këto para që siguron kjo “perandori” konsulence janë siguruar direkt duke punuar ekskluzivisht me bizneset më të mëdha në vend, të cilat sot, në një tentativë të qartë gjobëvënie ndaj biznesit janë vendosur në “listën e zezë” të Lulit”, tha Bushka. Sipas deputetes socialiste, shumë biznesmenë që janë futur në listën e zezë të opozitës, derdhin para direkt në xhepat e familjes së Bashës. “Si ka mundësi që ndërsa Luli përbetohet se do të pastrojë vendin nga “oligarkët”, kunati, gruaja dhe e gjithë familja e tij pasurohen përditë e më shumë duke punuar me të njëjtët persona? Shumë nga biznesmenët, të cilët Luli i ka grupuar bashkë në listën e tij të zezë, prej vitesh derdhin para direkt në xhepat e familjes së tij, përmes kontratave që kanë me kompanitë e kunatit”, u shpreh ajo.

Kreu demokrat sulmon Ramën

Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar dje menjëherë pas deklaratës së bërë nga ana e deputetes Klotilda Bushka. Në një postim të shkurtër në Tëitter, Basha e akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën propagandë. Sipas Bashës, qeveria po bën shpifje e përbaltje vetëm për të mbrojtur pushtetin dhe paratë nga të gjithë shërbëtorët dhe mercenarët e padronit dhe klientëve të tij. “Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorët. Shpifje e përbaltje për të mbrojtur pushtetin dhe paratë nga të gjithë shërbëtorët e mercenarët e Padronit dhe klientëve të tij. Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve!”, u shpreh kreu demokrat Lulzim Basha. Por fill pas këtij reagimi, ka ardhur dhe përgjigja e kryeministrit Edi Rama po në Tëitter. Rama tha se kur një parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka ngatërruar sistemin ku vepron. Më tej, kryeministri ironizoi kreun demokrat duke u shprehur se kur këtë parti e drejton Lulzim Basha ferra e ka marrë uratën. “Kur një parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka ngatërruar sistemin ku vepron;ka harruar arsyen pse ekziston;ka marrë fund si alternativë qeverisëse e është kthyer në maskë gjobvënëse! Kur këtë parti pastaj e drejton LB ferra e ka marrë fare uratën”, u kundërpërgjigj kryeministri Rama.

Endri Arizi

Më të lexuarat