Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Asistencë gjermane për ligjin e pastrimit të parave, transparencë për kompanitë offshore në Shqipëri

 Asistencë gjermane për ligjin e pastrimit të parave, transparencë për kompanitë offshore në Shqipëri

Postuar: 13/04/2016 - 07:45

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, paralajmëron hartimin e një ligji të ashpër në mënyrë që të shmanget pastrimi i parave në vend. Nisma është prezantuar pak kohë më parë nga ministria e Drejtësisë dhe Manjani pranon se për hartimin e tij është kërkuar ndihma e ekspertëve më të mirë nga Gjermania. Ligji pritet të përcaktojë në mënyrë të detajuar edhe mënyrën e funksionimit të kompanive offshore në vendin tonë, ku pjesa më e madhe janë të huaja. Skandali i disa ditëve më parë i “Panama Papers”, ku rezultuan të përfshirë edhe biznesmenë nga Shqipëria të përfshirë. Gjithashtu, ai pritet të hedhë dritë mbi një sërë dyshimesh që ekzistojnë mbi personazhe të njohur të jetës politike në vend si të kohës së qeverisë së PD ashtu edhe të qeverisë aktuale. Vazhdimisht ka pasur akuza nga të dyja krahët politike për implikime në pastrimin e parave dhe ligji që do të hartojë ministria e drejtësisë pritet të zbardhë më shumë. Ai pritet t’i japë një ndihmë edhe Prokurorisë në hetimin e çështjeve të tilla. “Për momentin ligji nuk ka marrë një formë përfundimtare, pasi ne duam të jetë i standardeve sa më të larta. Për këtë arsye jemi konsultuar me ekspertë gjermanë dhe po presim ata për ta finalizuar në formën përfundimtare. Është e sigurt që ligji për pastrimin e parave do të bëhet”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani gjatë një prononcimi për gazetën “Sot”. Pastrimi i parave në vend është një problem sensitiv, pasi shumë persona, kryesisht persona me pushtet dhe me mburojë politike, por edhe biznese rezultojnë me të tregojnë origjinën e vërtetë të parave duke lënë dyshime për një skemë pastrimi parash. Dalja në dritë e skandalit të parajsave fiskale në Panama e bën të pashmangshëm miratimin e tij. Në “Panama Papers” rezultoi se janë përfshirë biznesmenë shqiptarë, të cilët kanë lidhje me klasën politike në vend dhe kanë marrë koncesione me vlera të konsiderueshme. Për momentin publik është bërë vetëm emri i Ismail Mulletit, por flitet se në parajsat fiskale janë përfshirë edhe mera të tjerë biznesmenësh të njohur dhe me ndikim në vend.
 
Propozimi 
 
Për këtë arsye Manjani prej disa muajsh ka bërë publik nismën për hartimin e një kuadri ligjor i cili do të bënte të mundur forcimin e masave në këtë drejtim. Ministria e Drejtësisë ka pranuar vështirësinë që ekziston për të shmangur këto fenomene, madje Manjani në muajin dhjetor paralajmëroi se në luftën për shmangin e pastrimit të parave do të përfshihen edhe noterët, një kategori për të cilën shprehu vlerësim maksimal. “Sigurisht që unë jam koshient që kemi vështirësi dhe nuk është aspak e lehtë të luftosh pastrimin e parave në asnjë vend, sigurisht që unë jam koshient që përballë publikut duhet të shfaqemi më mirë. Por le të arrijnë edhe shërbimet e tjera tek niveli i shërbimit të noterit sot dhe unë do të isha shumë i lumtur. Ju jeni përfaqësuesit e mi më të mirë. Do duhet ta aktivizojmë shërbimin e noterisë edhe për çështje të tjera, sidomos me çështje që lidhen me pastrimin e parave. Sepse moda e fundit është, ju e dini, iket nga zyra e noterisë dhe kush ik nga zyra e noterisë është e sigurt që bën një pisllëk. Më falni që e them këtë, por mua më rezulton kështu”, ka theksuar Ylli Manjani. Bujar Muçaku 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:55

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Postuar: 19/07/2019 - 23:54

Avokati Spartak Ngjela, duke komentuar zhvillimet e reformës në drejtësi dhe ngritjen e instituci

Postuar: 19/07/2019 - 23:26

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush

Postuar: 19/07/2019 - 22:58

Avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berisha duhet të ndërrojë lidershipin e Partisë Demokratike pa

Postuar: 19/07/2019 - 22:51

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar për miratimet e dy ligjeve në kuvend për Reformën në

Postuar: 19/07/2019 - 22:00

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit

Postuar: 19/07/2019 - 21:50

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi thotë se padia e bërë nga Shoqata e Bashkive në G