Politike

“Askush nuk  ia ka ngarkuar këtë gjë”, Frrok Çupi nxjerr zbuluar Ilir Metën, tregon çfarë fshihet pas heshtjes së presidentit për çështjen e bujshme: Ngjitet në interesat e tij personale. Ndryshe veproi kur rrahu policët

“Askush nuk  ia ka ngarkuar këtë gjë”, Frrok

Analisti i njohur Frrok Çupi është shprehur mbrëmjen e djeshme se presidenti Ilir Meta po bën fushatë dhe se prej kohësh i kaluar kompetencat e postit të tij.

Frrok Çupi: Sigurisht që Meta po vën fushatë. Është anësi, fyerje, denigrim. Është fjalor banal. Janë akuza jo të denja për një qytetër normal e jo më për kryetarin e shtetit. Është një marrje e padrejtë e kopetencës për të mbrojtur popullin dhe për të mbrojtur Vlorën ku askush nuk ja ka ngarkuar këte gjë. Presidenti shihet me gropa së fundmi, domethënë, ndryshe reagon për një çështje qoftë në mënyrën banale, qoftë për Vlorën, me tone shumë të ashpra ndryshe për Rinasin, që heshti plotësisht. Ajo ishte çështja më e madhe gjeopolitike dhe më e rëndësishmja.

Rakipllari: Nuk heshti...

Çupi: Ndryshe veproi kur rrahu policët. Ai hyri me shqelma policëve, si një ordiner. Nga krizat e tij të konfliktit me dhunë zbret në gropën e mosreagimit të Rinasit, ngjitet në interesat e tij për çështje personale se partia e tij është familjare. Prej kohësh i ka kaluar kopetencat, nuk është më president.

 

 

 

 

 

Më të lexuarat