BREAKING NEWS

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)
x

Politike

“Askush nuk ka të drejtë të diskutojë mbi territorin e Kosovës”, Albin Kurti flet për marrëdhëniet me kryeministrin Rama

“Askush nuk ka të drejtë të diskutojë mbi territorin e

“Askush nuk ka të drejtë të diskutojë mbi territorin e Kosovës dhe të bëjë pazare me të, as dëshmorët po të ngrihen nga varri”, -tha Albin Kurti, i pyetur në lidhje me marrëdhëniet që ka me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

I ftuar në “5 Pyetje nga Babaramo”, kryeministri në detyrë i Kosovës tha se nuk e akuzon dot Ramën si të përfshirë drejtpërdrejt në çështjen e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, por tha se miqtë e tij në Kosovë e duan pikërisht këtë gjë.

"Nuk kam asgjë personale, por mendoj se nuk ka vend të diskutohet për territorin e Kosovës për kufijtë e saj, askush nuk ka të drejtë të flasë për territorin e Kosovës apo bëjë oferta me të për Serbinë madje edhe po u zgjuan dëshmorët nga varret, jo më politikanët e Kosovës apo Shqipërisë. Nuk them se Rama është i përfshirë në këtë, por miqtë e tij më të mirë në Kosovë janë përballë kësaj mënxyre”, tha Kurti.