BREAKING NEWS

Tjetër humbje e rëndë në vend, Covid-19 i merr jetën parakohe muzikantit të njohur shqiptar, prej një muaj luftë me sëmundjen në Turqi, miku i tij jep lajmin e hidhur

Tjetër humbje e rëndë në vend, Covid-19 i merr jetën
x

Politike

“Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur..., jemi 3-0”, s'përmbahet Meta, ngre tonet dhe lëshon paralajmërimin: Do t’u duket shumë e madhe edhe vrima e vrimës së miut. Të shohim kush e shkarkon më parë njëri-tjetrin

“Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur...,  jemi 3-0”,

Presidenti i vendit, Ilir Meta, në konferencën për mediat të mbajtur ditën e sotme ka shpërthyer me tone të larta dhe me paralajmërim të prerë ndaj mazhorancës.Meta tha se mazhoranca e ka provuar me Presidentin dhe rezultati deri tani është 3-0 në favor të Kreut të Shtetit.

“Nuk ka ligj që e pengon Presidentin të përmbushë misionin e tij kryesor. Mazhoranca e ka provuar me Presidentin, 3-0. Mos të kthehet betejë me Presidentin sepse ky është President i popullit të 2 Marsit. Këtë punë ta zgjidhim në mënyrë të qetë në 25 prill, mos të shpërndahen para 25 prillit dhe të mos dinë ku të futen”, tha Meta.

Kreu i Shtetit ngriti edhe më tej tonet kur tha: “Le të më shkarkojnë po deshën. Të shohim kush e shkarkon më parë njëri-tjetrin”.

Në përgjigje të pyetjes, se cfarë mendon për ligjin organik që shumica ka në plan të bëjë për institucionin që ai drejton.

Kreu i shtetit, theksoi se askush nuk mund ta intimitoje ate te permbushe misionin e tij qe ne themel ka respektimin e Kushtetutes.

“Se cfarë bën maxhoranca kjo është një zgjedhje e saj, presidenti di vetëm të respektojë Kushteutën dhe i përshtatet dhe do ti përshtatet cdo situatë në mbrojtje të saj. Thelbi dhe themeli i  kushtetutës është pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Asnjë I sëmurë mendor apo I marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk duhet t’i shkojë mendja se presidenti I këtij vendi mund të frikësohet, intimidohet të përmbushë misionin e tij historik, që të jetë presidenti i 25 prillit, nëse kuvendit nuk I mjaftojnë rekordet negative që ka në këto 30 vjet si parlamenti më me problem, padyshim do të ngelet si parlamenti i 1 prillit, nëse nuk reflekton në ditët që vijnë, dhe reflektimi eshte respektimi pikë për pikë I paktit të 5 qershorit, per te cilen pershendes opozitën që ka mbështeur hapjen 100% të listave.

Të jeni të sigurt që edhe sikur të mos e kishit Presidentin, të kishin mbaruar gjithë burrat në vend, meqë jeni shumica zonja, jam i sigurt që gratë do ua kalonin grave të Bjellorusisë, se kur ngrihen edhe ato që se kanë provuar kurrë demokracinë, gratë e Shqipërisë do tu bëjnë atë që t’u duket shumë e madhe edhe vrima e vrimës së miut, mos u shqetësoni Presidenti është këtu, në krye të detyrës, nuk fle gjumë”- tha Meta.

Më të lexuarat