BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Asnjë nuk mund të ma heq këtë të drejtë”, shpërthen e revoltuar Evi Kokalari dhe sulmon hapur kryeministrin Rama për çështjen e ‘nxehtë’: Ja për çfarë po loboni! (FOTO)

“Asnjë nuk mund të ma heq këtë të

Aktivistja shqiptare-amerikano Evi Kokalari pasi sulmoi dje shoqatën shqiptare në SHBA “Vatra’, të cilën e akuzonte se ishte e kapur nga Edi Rama dhe George Soros, ka dalë me një tjetër reagim të fortë në rrjetet sociale. Ky sulm i Kokalarit ndaj ‘Vatrës’ vjen pasi nuk po përkrahet ‘Foltorja’ e Berishës që do të mbahet në 5 dhjetor në SHBA.

Kokalari ka shpërthyer keq, pas deklaratave se ajo nuk ka asnjë lidhje me shoqatën shqiptare ‘Vatra’, në SHBA.

Ajo publikon edhe një foto, që tregon lidhjen e fortë që familja e saj ka pasur me “Vatrën”, ku sipas Kokalarit edhe në varre shkruanin “Mbani Federatën Vatra, Gazetën Dielli dhe Gjuhën Shqipe”.

Më tej, ajo ironizon deklaratat, ndërsa shkruan “më vjen mirë që ato që kam thënë iu kanë goditur aty ku duhet”.

Postimi i plotë:

Këto deklaratat e sotme të dala nga Vatra dhe Dielli, ku më akuzojnë se s'kam asnjë lidhje me Vatrën, nuk janë thjeshtë naive, por dhe qesharake.

Ajo pjesë e familjes tonë që ngeli në Amerikë mbas mbylljes së kufinjve, jo vetëm që kanë dhënë tërë jetën për Vatrën, por i dhanë shpirtin asaj, aq shumë sa dhe në varret e tyre shkruanin:

"Mbani Federatën Vatra, Gazetën Dielli dhe Gjuhën Shqipe" (foto me poshtë)

E pra, kur shoh qartë se si kryesia e Vatrës abuzon me situatën në Shqipëri, e disa duket qartë e kanë nga Rama, e disa sepse ligji 7501 i Sali Berishës s'ju pëlqen, në një kohë që opozita po lëngon gjak tregon miopin tuaj. Unë do ti artikuloj hapur ato çfarë ndjej, shoh dhe konceptoj. Asnjë nuk mund të ma heq këtë të drejtë, sepse e kam fituar nga ata që në familjen time kanë kontribuar një jetë të tërë tek kjo organizatë.

Gjithsesi, më vjen mirë që ato që kam thënë ju kanë goditur aty ku duhet. Por bëni mirë të analizoni ata që mbroni në kryesi. Vatra ka individe shumë të nderuar që kanë shumë vite që i kanë dhënë këtij komuniteti. Ata jane akoma aty, por asnjëherë nuk i është dhënë pozicion drejtues. Ne ata i njohim, i dimë dhe i respektojmë.

Gjithsesi, bazuar në nënkuptimet e atyre që shkruani, verifikoni pikërisht atë që kam thënë më parë - Berishës nuk i keni dhënë as ndihmë dhe as platformën e duhur, sepse mbroni interesa dhe opinionet tuaj personale, pa menduar për kombin që ka nevojë me shumë se kurrë për ndihmën e Diasporës, sidomos asaj të Amerikës.

Po pa problem, ju vazhdoni loboni për një takim të Ramës me Presidentin illegjitim Joe Biden.  Jeni vërtet patriota!!

P.s. Ky është varri i dy pjestarëve të familjes Kokalarit dhe ndodhet në Detroit.

“Asnjë nuk mund të ma heq këtë të

Më të lexuarat