
Gati 4 mijë testime! Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

“Asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment”/ Kandidoi për deputete, prek me mesazhin e ndjerë: I kam vënë vetes një detyrë që s’është aspak e lehtë për mua

Shkruar nga SOT.COM.AL 18 Janar 2021

Vasfije Krasniqi-Goodman, gruaja e parë e cila foli publikisht për tmerrin e përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit në listën e Lëvizjes Vetëvendosjes.
Ajo është deklaruar për herë të parë pas kandidimit në listën e Vetëvendosjes për deputete.
Krasniqi-Goodman u shpreh se ka marrë vendimin për të përfaqësuar më aktivisht të mbijetuarit e dhunës seksuale të dhunës së fundit në Kosovë.
“Qytetarë të dashur të vendit tim! Asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment, madje as para pak ditësh, por sot është një moment i ri në jetën time, tani i kam vënë vetës një detyrë e që nuk është e lehtë aspak për mua. Siç edhe e keni kuptuar unë do të kandidoj për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës në mënyrë? që edhe më aktivisht t’i përfaqësoj të mbijetuarat/it e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.
Ajo thotë se përfaqësimi i kësaj kategorie do të jetë një sfidë për të meqë kërkon sforcim shpirtërore e emocionale, por thekson se do të punoj me dëshirën më të madhe për këtë.
“Përfaqësimi i një kategorie të tillë në tempullin e demokracisë? do të jetë sfidë dhe nder për mua, sfidë sepse kërkon sforcim shpirtëror e emocional, e nder sepse përmes këtij përfaqësimi unë do të punoi me dëshirën ma të madhe, dhe ju e dini përse! Këtë garë unë kam vendosur ta bëj duke hyrë në listën e kandidatëve për deputet në subjektit Vetëvendosje. Falenderoi secilin nga ju që në një mënyrë apo tjetër më keni mbështetur dhe më mbështesni. E juaja Buqja”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.
Më të lexuarat


Fatos Klosi flet për takimin e Berishës me Ramiz Alinë: Saliu u tregua i zoti me të gjitha llojet e prapaskenave

Çfarë ndodhi? Meta del me kërcënime: Paralajmëroj çdo zyrtar të ketë kujdes maksimal!

Listat për 25 Prillin/ Agron Duka thyen heshtjen pas marrëveshjes me PD-në: Basha më ka komunikuar që do jem ...

Marrëveshja e minutës së fundit, zbulohet arsyeja pse Nard Ndoka refuzonte të firmoste me Bashën

"Je i ftuar të na bashkohesh ne", Bylykbashi i bën ftesën e papritur 'live' në emision, ja si i përgjigjet Astrit Patozi

Marrëveshja me Bashën, zbulohet vendi i Agron Dukës në listën e PD në Durrës

Murrizi parashikon se çfarë do të ndodhë nëse Rama fiton zgjedhjet e 25 prillit: Ai duhet të mbyllë telefonin dhe t’i vendosë kangjella shtëpisë, ja çfarë e pret...

PD dakortësi me aleatët në minutën e fundit, Astrit Patozi zbulon kush është risia e kësaj marrëveshje

Myslim Murrizi bën reagimin e papritur: Më kurajozi është Nard Ndoka! Ja çfarë do të shihni në 8 Mars

LSI doli jashtë koalicionit me demokratët për 25 Prillin, reagon anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, tregon pse u mor ky vendim nga Kryemadhi
