Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Asociacioni i Komunave Shqiptare, Doda në fb: Lajm i mirë, shpall fillimin e punës së një organizmi të bashkuar

Asociacioni i Komunave Shqiptare, Doda në fb: Lajm i mirë, shpall fillimin e punës së një organizmi të bashkuar

Postuar: 12/09/2015 - 19:24

Mesila Doda ka reguar për krijimin e Asociacionin e Komunave Shqiptare në Luginën e Preshevës.
 
Përmes një postimi në rrjetin social Faceb ook Doda deklaron se krijimi i asociacionit është  një lajm i mirë që shpall fillimin e punës së një organizmi të bashkuar.
 
Shkrimi i Mesila Dodes
 
Sot u krijua në Luginën e Preshevës, Asociacioni i Komunave Shqiptare.
 
Krijimi i këtij institucioni, është padyshim një lajm i mirë që shpall fillimin e punës së një organizmi te bashkuar, që do ndihmojë dhe fuqizoje shqiptarët e Luginës për të forcuar rolin e tyre dhe përmirësimin e kushteve ekonomike, politike e sociale.
 
Gjithashtu, vlerësoj se pas krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, nuk ka asnjë arsye për të kundërshtuar apo për të reaguar me një gjuhë të dhunshme, vulgare e kërcënuese si ajo e përdorur nga Ministri I jashtëm serb Ivica Dacic, I cili duket se akoma nuk ka nxënë kodet dhe gjuhën moderne të komunikimit dhe parimet demokratike, gjithpërfshirse e tolerante të shekullit tonë.
 
Pres qe ky institucion i ri i Komunave të Luginës të mbështetet fort dhe qartë nga dy shtetet tona, Shqipëria e Kosova, të cilët kanë detyrim Kushtetues dhe jetik, mirëqënien e bashkombasve tanë kudo ku ata jetojnë. 
 
Duke I uruar suksese, Asociacionit të Komunave Shqiptare të Luginës së Preshevës, shpresoj dhe uroj në një punë dhe mbështetje konkrete për ta nga gjithë krerët e politikës shqiptare, të cilët duhet të shkojnë përtej vizitave të kortezisë në rajon dhe mes veti, të tejkalojnë deklaratat thjesht mediatike dhe të nxisin arritjen e rezultateve konkrete për përmirsimin e jetës së shqiptarve kudo ku ata banojnë.
 
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 23:59

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me mediat për të folur lidhur me ngërçin e Gjykatës Kushtetuese.

Postuar: 15/11/2019 - 23:07

 Prej 7 ditësh Agim Kajmaku, ish-kryetar i bashkisë së Vorës është në kërkim nga policia, nd

Postuar: 15/11/2019 - 22:22

Ish ministri Ditmir Bushati është duke kryesuar misionin vëshgues të OSBE në zgjedhjet parlamenta

Postuar: 15/11/2019 - 22:01

Kryetarja e Bashkisë Shkodër në detyrë,  Voltana Ademi e ftuar në emisionin “Pa protok

Postuar: 15/11/2019 - 21:59

Arta Vorpsi, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit,

Postuar: 15/11/2019 - 21:48

Kryetarja e Bashkisë së Shkodërës në detyrë Voltana Ademi e ftuar në emisionin 'Pa Protokoll&

Postuar: 15/11/2019 - 21:14

Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje Ilir Metën, në debatin që po zhvillohet për emërimet në G