BREAKING NEWS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr masat e reja për të kufizuar përhapjen e Covid, mbyllen universitetet dhe konviktet, ja çfarë pritet të ndodhë me baret dhe restorantet në Shqipëri

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr
x

Politike

Astrit Patozi e thotë hapur: Pse më pëlqen shumë debati i Edi Ramës me Shkullakun. Janë si dy kandidatë për kryeministër...

Astrit Patozi e thotë hapur: Pse më pëlqen shumë debati i

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi shprehet se debati mes kryeministrit Rama dhe analistit Shkullaku i ngjan si një ballafaqim i kulturuar mes dy kandidatëve për kryeministër në një vend normal.

“NJË MËNYRË PËR TA RESPEKTUAR TAMAM ARMAND SHKULLAKUN

Më pëlqen shumë ky debati i Edi Ramës me Shkullakun, sepse më ngjan si një ballafaqim i kulturuar mes dy kandidatëve për kryeministër në një vend normal.
Ku minimalisht mungojnë epitetet vemje, artist, vrasës, gjumash, palaço, hajdut, i droguar etj, me të cilat tashmë na është mësuar veshi, jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore.
Për Shkullakun e dimë me siguri që nuk do të bëhet kryeministër, sepse as nuk do, por ndoshta as nuk mundet dot.
Edhe Edi Rama bën mirë të mos jetë pas 25 prillit, megjithë është kaq shumë i dëshiruar për të qëndruar, qoftë edhe duke u kacavjerrur.
Kështu do t'i kishte respektuar tamam, jo vetëm Armand Shkullakun si kundërshtar dhe debatin e humbur për inceneratorët, por sidomos publikun, që është stërlodhur duke e ndjekur prej shumë vitesh”, shkruan Patozi.