BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Astrit Patozi i kthehet Ramës: Kjo s’ka nevojë për dialog, shtove dhe një kërkesë të 9-të

Astrit Patozi i kthehet Ramës: Kjo s’ka nevojë për dialog,

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar për protestën e studentëve, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se  ai është shkaktar  kryesor i situatës që ndodhemi sot.

Postimi i plotë

JEP NJË SHENJË SE DO REALISHT TË ÇLIROHESH NGA MARRËZIA!

O kryetimonieri lundërthyer i "Rilindjes" së lavdishme, që po fundoset me sukses të plotë, kryesisht për meritën tënde! Është një mundësi e artë sot për të treguar se e ke seriozisht, kur thua se ke ndërmend t'ua plotësosh kërkesat studentëve protestues. Se kështu ke një javë që betohesh, apo jo? Sikur ti mezi po pret që t'u japësh zgjidhje, por ata nuk po të ndihmojnë, sepse nuk po të vijnë për të folur me ty.
Tërhiqe menjëherë atë padinë e turpshme për Edmond Tupen dhe të tjerët, që akuzohen si organizatorë të paligjshëm, sepse kjo gjë është plotësisht në dorën tënde dhe nuk ka nevojë, as për dialog, dhe, as për negociata me studentët. Për ta bërë atë nuk të duhet që të marrësh kohë dhe as që të zhvendosësh fonde në buxhet, e aq më pak të ndryshosh legjislacionin.
Kjo është pika e nëntë e kërkesave të protestës së tyre, e cila u shtua sot për shkak të marrëzisë së pushtetit. Se këtu nuk është problem vetëm gjesti, krejtësisht i papranueshëm, por edhe personazhi më i paqëlluar, që është gjetur për t'u bërë shembull. 
Bëje një herë atë dhe pastaj filloje nga e para t'u lutesh dhe përgjërohesh, që ata të vijnë të ulen e të bisedojnë me ty për 8 pikat e tjera që mbeten. Duke pranuar tërthorazi, se qeveria jote, jo vetëm ka nisur të fusë ujë nga të katër anët, por edhe ka fllluar të çmendet.