Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Astrit Patozi: Këto janë dy rastet kur kam bashkëpunuar me Ramën

Postuar: 24/04/2019 - 22:39

Rudina Hajdari nuk do të jetë pjesë e partisë së re. Astrit Patozi tha se kishte biseduar me deputeten për krijimin e partisë së re.

“Me zonjën Hajdari kam folur për çështje të tjera dhe për këtë, kam respekt maksimal. Është një lloj talenti. Talent politik do të thotë njeri që merr qëndrime dhe vendime të duhura. Për mua është e tillë. Ne kemi diskutuar për këtë projekt, ajo ishte shumë e prirur dhe e ka thënë në parlament që opozita ta marrë pjesë në zgjedhje. Me PD ajo s’ka lidhje”.

Sipas tij ai nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

“Unë kam keqardhje për shtëpinë time të dikurshme politike që është katandisur në atë nivel. Por unë s’kam mundësi, kam humbur çdo lloj interesi për atë parti. E kam thënë vetë që me atë parti nuk më lidh asgjë”.

Sa i përket lidhjes me Edi Ramën, ai tha se ka bashkëpunuar dy herë me të.

“Unë me Edi Ramën kam bashkëpunuar me dy raste. Para tre katër ditësh, shkova bëra check –up. Kam bashkëpunuar dhe njëherë tjetër, i vetmi rast kur e kam takuar zotin Rama. E kam takuar para disa viteve, kemi qenë ulur në një tavolinë. Unë kam pirë kafe të shkurtër dhe ujë pa gaz, ai nuk e di se çfarë ka pirë. Në atë tavolinë ka qenë Sali Berisha, Ilir Meta, Gramoz Ruçi dhe Shpëtim Idrizi”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/05/2019 - 07:17

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar pas protestës të së shtunës përpara Kryeministrisë. Ajo shkruan se protesta ishte një marshim paqësor dhe qeverisë po i vjen fundi.

Postuar: 26/05/2019 - 23:30

Raportuesi për Shqipërinë në KE Knut Fleckenstein, nuk do të jetë më eurodeputet.

Postuar: 26/05/2019 - 22:59

Ish- ministri,Ylli Manjani nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook nuk i ka kursyer iron

Postuar: 26/05/2019 - 22:10

Mediat greke kanë komentuar publikimin e fotove të Ramës duke konsumuar drogë nga Sali Berishës n

Postuar: 26/05/2019 - 21:10

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në Fax News ka komentuar protestën e opozitës ku sipas tij ishte ma

Postuar: 26/05/2019 - 20:10

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka refuzuar propozimin e Kosovës, që Arbër Abazi të emër

Postuar: 26/05/2019 - 19:35

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, reagoi sërish për protestën e ditës së shtunë.