Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Astrit Patozi: Meta po e përjeton shumë keq fundin e LSI, shtëpia politike e tij është goditur shumë fort

Postuar: 12/07/2019 - 07:48

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka zbardhur dje daljen e Ilir Metës nga roli i presidentit. Në një studio televizive, Patozi u shpreh se Meta e kuptoi se LSI ka marrë tatëpjetën. “Meta e ka përjetuar keq, sidomos kur ka parë që zgjedhjet po bëheshin edhe pa dëshirën e tij. Ai, si politikan me eksperiencë, e ka menduar se e ardhmja e LSI-së nuk është Presidenca. LSI, kjo shtëpi politike e Metës është goditur fort. Kjo e ka bërë që të detyrohet, që është i trazuar. Nuk mendoj se është gjë e mirë shkarkimi i tij, do e kisha kursyer si një lloj ndjese për ndjekësit e tij”, ka thënë Patozi. Ai u pyet se si mund të largohet Edi Rama nga pushteti dhe për këtë tha se ka vetëm një mënyrë. Sipas tij ajo është përmes votës. “Përveç se me zgjedhje me ça mënyre tjetër do largohet. Rama ka dy rrugë për t’u larguar, ose do ikë vetë që po të kishte këtë lloj koshience që nuk e ka. Ai ka vetëm një mënyrë që të ikë me votë. Në çastin që ti përgatit për arsyet e tua që janë për të ruajtur pozicionin e kryetarit në parti apo për të shtyrë në kohë një rezultat që ti beson se nuk është ai që pret se tre humbje radhazi nuk durohen, edhe sigurisht që këto e prishën fare ekuilibrin dhe jemi sot në një situatë gati qesharake. Kur njëra palë nuk lëviz dot nga obeziteti, nga mbipushteti dhe pala tjetër nuk çohet në këmbë se nuk ka fare pushtet. Përgjegjësi të madhe ka vetë se e ka lëshuar vetë, pa luftë”, tha Patozi. Ndër të tjera, ish-deputeti i PD-së tha se kryeministri Rama mund të rrëzohet edhe në zgjedhjet e vitit 2021, por nëse opozita reflekton, kjo mund të ndodhë edhe më parë. Ai theksoi se Bindja është e hapur për bashkëveprim ndëropozitar. Kur u pyet nëse do të bashkëpunonte me PDnë, Patozi tha se nuk përjashton askënd që ka platformën dhe bindjet e përbashkëta me të. “Ne bashkëpunojmë me çdo parti opozitare dhe unë nuk mund të përjashtoj askënd. Sigurisht që ne duhet të kemi një lloj platformë dhe duhet të kemi bindje të përbashkëta. Kur unë shikoj se këtu kërkohet sërish pazar, unë nuk mund të afrohem. Pse them që Edi Rama ka përgjegjësi për ikjen e opozitës. E di si thoshte ai që nuk ka më Lulzim Basha siç kishte para dy vjetësh, nuk ka më pazar që të dhashë ça deshe para dy vjetësh e të tjera me radhë. Kjo është përgjegjësi e madhe dhe është pranim në vetë të parë i kësaj përgjegjësie sepse e paske bërë njëherë, ia paske lejuar vetes që ta bësh njëherë dhe nuk e bën më herë tjetër”, tha Patozi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2019 - 14:33

Drejtuesja e seancës plenare Vasilika Hysi është detyruar të ndërpresë seancën plenare për shkak se deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni është përpjekur të marrë fjalën në kohën kur në foltore po fliste ministri Eduar

Postuar: 17/10/2019 - 14:18

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim në nivele të larta me liderët e Parti

Postuar: 17/10/2019 - 13:54

Deputetja Rudina Hajdari sot në seancën parlamentare ka hedhur akuza në drejtim të qeve

Postuar: 17/10/2019 - 13:41

Një takim i zhvilluar ditën e sotme nga ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent

Postuar: 17/10/2019 - 13:04

Ish-deputeti i LSI, Luan Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar të gjithë shq

Postuar: 17/10/2019 - 12:41

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj ka publikuar listën e partive pje