BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Politike

Astrit Patozi: Meta po sillet si lider opozitar, me dekretimin e datës së zgjedhjeve ka mbyllur detyrën e tij, Basha hiqet si president

Astrit Patozi: Meta po sillet si lider opozitar, me dekretimin e datës

Situata politike në vendin tonë vijon të jetë e rënduar. Pas dekretimit të datës së zgjedhjeve nga ana e presidentit Ilir Meta, aktorët politikë kanë nisur jo vetëm fushatën duke zbritur në terren, por edhe sulmet dhe akuzat në drejtim të kundërshtarëve. Presidenti Meta, prej kohësh ka nisur një sërë sulmesh në drejtim të mazhorancës, duke “u zhveshur” nga kostumi presidencial dhe duke marrë në dorë frenat e opozitës. I mbetur në “hije”, Basha është më i tërhequr nga sulmet, i cili ka nxjerrë vetëm komponentë të PD për të bërë fushatën. Referuar veprimeve të liderëve politike, kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte mjaft i ashpër në reagimin e tij. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Patozi u shpreh se roli i presidentit u mbyll me caktimin e datës së zgjedhjeve, duke shtuar se ai nuk mund të bëjë më retorika për zgjedhjet e 25 prillit, pasi nuk ka të drejtë kushtetuese. “Megjithëse si president e ka mbyllur historinë e tij me zgjedhjet, kur ka dekretuar 25 prillin, të vetmin rol që i ka caktuar Kushtetuta. Më tepër se kaq nuk mund të bëjë, të paktën zyrtarisht. Çudia është se Lulzim Basha nuk po ndihet fare dhe kuptohet qartë që është i relaksuar. Ndërkohë që i takon të jetë pala më e interesuar dhe personi më i vëmendshëm për rregullat e lojës së 25 prillit. Këtë qetësi, thua ta ketë vetëm nga sondazhet që e nxjerrin fitues plebishitar, apo ka ndonjë arsye më shumë”, tha Patozi. Kreu i Bindjes Demokratike u shpreh se më tej se rolet mes Metës dhe Bashës janë ndërruar. Sipas tij, Meta po sillet si një lider opozitar, ndërsa Basha si një president që nuk i lejon detyra të përzihet me partitë politike. Për Patozin, thashethemet se pas zgjedhjeve të 25 prillit Meta do bëhet kryeministër edhe mund të jenë të vërteta. “Sepse sot Presidenti ngjan sikur po bën punën e liderit të opozitës, kurse Lulzim Basha po sillet si të ishte kryetar shteti, të cilit nuk ia lejon detyra të përzihet me punët e partive politike. Dhe hajde mos i beso pastaj ato thashethemet që Ilir Meta do të bëhet kryeministër, pas këtyre zgjedhjeve, të cilat Edi Rama i pilotoi fillimisht në një media të Ylli Ndroqit dhe pastaj u bënë popullore”, u shpreh kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

Më të lexuarat