BREAKING NEWS

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshimet e para

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i
x
BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x

Politike

“Ata nuk janë gjykatë”, Manjani shpërthen ndaj Blinken e ambasadores Yuri Kim: Legenosje kolektive!

“Ata nuk janë gjykatë”, Manjani shpërthen ndaj

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet e fundit në politikën shqiptare, pas shpalljes non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA.

Manjani thekson se as Sekretari i Përgjithshëm i Shtetit, as ambasadorja e SHBA-së, as presidenti i tyre e as çdo ambasador e kryeministër në botë nuk ka të drejtë të gjykojë njeri, pasi këtë funksion e ka vetëm gjykatat.

Postimi i plotë:

Sekretari Amerikan i Shtetit, ambasadori/ja e ShBA, vetë Presidenti i tyre janë nënpunës shteti dhe jo drejtësia Amerikane. As drejtësia e botës!

Njësoj vlen ky arsyetim për çdo ministër, kryeministër, president e ambasador kudo në botë.

Ata nuk janë gjykatë!

Për pasojë nuk kanë asnjë të drejtë të ngrenë akuza publike ndaj askujt.

Në të gjitha dokumentet ligjore të rruzullit, përfshi dhe Kushtetua e SHBA, sanksionohet eksluziviteti gjykatës së pavarur për të vendosur mbi fajsinë ose pafajsinë e çdo individi.

Askush tjetër autoritet, pushtet apo individ nuk mund të shpallë dikë tjetër fajtor, përveç se gjykatës. Kjo e fundit gjykon vetëm mbi bazë provash e faktesh dhe në një proces të rregullt.

Pushtetet agresive bëjn çmos të provojnë fajsinë e dikujt para gjykatës, por nuk marrin përsipër ta zëvendësojnë atë.

Ky është rregulli i konsoliduar i 2000 viteve të fundit.

Me këtë rregull çdo njeri në botë ka të drejtë të kërkojë mbrojtje të dinjitetit ndaj cilitdo autoritet që e nëpërkëmb atë.

Pushtetet edhe mund të vrasin se kanë ushtri e armë në dorë. Edhe mund të sajojnë e maipulojnë se kanë para e legena që i shërbejnë pa hesap.

E prap se prap nuk kanë të drejtë të akuzojnë e as të gjykojnë njeri!

Nuk e kanë këtë të drejtë dhe pikë.

Tani, që ka shqiptarë që llogjet e politikanëve (përfshi dhe ato të huaj) apo të nënpunësve diplomatikë i quajnë ligj dhe nuk i diskutojnë, ky është fakt. 

Por nuk çuditem, sepse këtu pranohet gjerësisht se “gjyqi” mbaron në komisariatin e policisë dhe tek zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.  Po bëri zëdhënie ambasadori/ja X apo Y, quhet dënim ndërkombëtar…

Kjo quhet legenosje kolektive. Ska konventë e kushtetutë që i bën derman, me thënë të drejtën…

Më të lexuarat