BREAKING NEWS

Propozimet e kandidaturave në PD/ Besnik Mustafaj reagon pas përfundimit të takimit me Bashën: Ka prurje jashtëzakonisht të pasura. Detyra më e vështirë që kam marrë përsipër

Propozimet e kandidaturave në PD/ Besnik Mustafaj reagon pas
x

Politike

“Ata po shkojnë drejt një tragjedie... është vetëvrasëse”, Rama bën kritikat e forta nga Moska, ja kujt i drejtohet

“Ata po shkojnë drejt një tragjedie... është

Kryeministri Edi Rama, nga Moska nën petkun e kryetarit të  OSBE-së në një prononcim kritikoi pushtetarët në Prishtinë, duke thënë se ata janë dritë-shkurtër, pasi nuk mbështesin dialogun Kosovë – Serbi.

“Biseda ka qenë shumë interesante. Patjetër që biseda në Moskë në pikëpamjen për të arritur rezultate hyn ndër gjërat më të vështira. Bëhet fjalë të jesh përkrah një personaliteti botëror të diplomacisë. Më vjen mirë që biseda ka zgjatur. Unë jam përpjekur që të preken pikat nevralgjike të një tërësie çështjesh. Nuk mund të presësh që në një takim, sado i suksesshëm të jetë, të ketë ndryshime të dukshme, por e rëndësishme është që palët të kenë sensibilizim. Ne jemi në një pozicion shumë delikat si shqiptar, se ne për shkak të disa dritë-shkurtër në Prishtinë, nuk po duam dialogun, kur ky dialogim na duhet”, tha Rama për Real Story.

Edi Rama u shpreh se kushdo që nuk do dialogun mes Kosovës e Serbisë, po ndjek në fakt një  strategji tragjike, duke nënvizuar se shqiptarët duhet të dëgjojnë Amerikën në disa politika të drejta.

“Duhet të dialogojmë, sepse Serbia ka humbur luftën, ne kemi fituar. Është përgjegjësia e atyre në Prishtinë, që përdorin një retorikë, e cila e bën Serbinë si viktimë. Moska e ka parë gjithmonë Serbinë si viktimë, por në të vërtetë Serbia ka qenë agresore. Kjo është një tragjedi nga pikëpamja strategjike dhe unë shpresoj që kjo trajektore do të korrigjohet.  Ideja se shqiptarët mund të refuzojnë edhe idetë e aleatëve historikë, është vetëvrasëse”, tha Rama.

Më të lexuarat