BREAKING NEWS

“Shpërthimi u dëgjua në të gjithë Durrësin”/ Dalin detaje të reja të rënda nga atentati me eksploziv ndaj efektives së Policisë (DYSHIMET)

“Shpërthimi u dëgjua në të gjithë
x

Politike

“Ata që e ndjekin përtej kufijve, tmerrohen”, Rama zbulon detaje për vjedhjen e ndihmave: Nuk ishin aktorë filmash ata në televizor dhe 30 raste të tjera që nuk kanë dalë në TV

“Ata që e ndjekin përtej kufijve, tmerrohen”, Rama zbulon

Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Edi Rama u ndal edhe tek rastet e  vjedhjes së ndihmave të konstatuara nga policia. Shefi i qeverisë tha se ato nuk përbëjnë as 1% të asaj çka shqiptarët dhuruan për bashkëkombësit e tyre.

 

"Ka pasur raste me abuzimet e ndihmave, se nuk kanë qenë aktorë filmash, po ju shtoj dhe 30 të tjera që nuk kanë dalë në televizor, në raport me ndihmat që kanë ardhur nuk janë as 1 %. nëse episodet kthehen në vallë ne tendat televizive ku ata që ishin prekur nga tërmeti dukeshin normal dhe ata që i kishin tundur karrigen dukeshin sikur ishin çmendur, natyrisht që mesazhi është i keq, dhe ata që e ndjekin nga përtej kufijve, tmerrohen", tha Rama.