
Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë drejt spitalit

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së rrëfen tmerrin: Ishte i dehur, iu hodha sipër dhe i kapa armën pasi...

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin Elbasan-Tiranë

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej...”, deputeti i PD akuzon ashpër kryeministrin dhe publikon foton: Ja çfarë po përpiqet të bëjë Rama

Moti bën kthesën drastike, çfarë ndodh me temperaturat javën e ardhshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit të The Sun: Rama nuk po bën asgjë për të parandaluar shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve

“Atë e pamë edhe tek mitingu si i ngjirej zëri”/ Kë përkrah Bashën apo Berishën? Zef Bushati reagon për herë të parë për përplasjet brenda PD-së

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Dhjetor 2021

Kryetari i demokristianëve Zef Bushati ka komentuar përplasjet brenda PD-së.
Si e lexoni ju këtë krizë ku është mbërthyer PD? Si një krizë ideologjike, identitare apo krizë lidershipi apo një përplasje për motive personale?
Zef Bushati: Mbas 30 viteve ne sot e pamë për herë të parë në ditën e rinisë sesi u nda partia e cila u themelua për të luftuar sistemin komunist i cili ishte në orët e fundit dhe të ndërtonte një parti që do punonte për proceset demokratike. Keqardhje ndjen kur sheh PD-në të ndarë. Por sido të jetë i kanë motivet që e kanë sjellë në këtë gjendje.
Duket nga njëra anë Berisha i cili e mori iniciativën që të binte ndesh atyre që përfaqësojnë një pjesë më konservatore në PD që t’u bindeshin urdhrave të Bashës. Ky moment nuk lindi rastësisht por qarkullonte prej kohësh në PD. Vetë pjesa konservatore e kërkonin një zgjidhje kudo. Ata po e shihnin se ishte vetë Basha i cili nuk po e çonte përpara PD-në.
A mund të themi se kjo parti e ka kryer ciklin e saj dhe tashmë duhet një PD e reformuar ideologjikisht, tipike konservatore por pa prezencën e dy liderve aktualë?
Është herët të flasim për këtë sepse PD nuk ka lënë hapësira për t’u krijuar një grup i ri për të cuar përpara partinë Demokratike. Kanë tentuar të tjerë të shkëputeshin por kanë dështuar dhe janë rikthyer në gjirin e partisë së madhe. Kjo është e vetmja rrugë që PD ka, të përplaset Berisha dhe Basha dhe të fitojë ajo frymë që përkrahet më shumë nga masa e demokratëve.
Nëse PD ndjek Bashën a shkon ajo drejt një vdekje të ngadaltë?
PD e ka provuar zotin Basha, sepse e ka peshqesh nga Berisha. Ai e mori Bashën një personazh të panjohur dhe pa kontribut në PD. Nëpërmjet atij mekanizmi e mori Bashën dhe e rreshtoi në pozicionet më të larta. Më kujtohet një miting I madh i PD në sheshin Skënderbej ku jo vetëm e pamë për herë të parë, por pamë edhe sesi i ngjirej zëri. Megjithatë me zë të ngjirur apo jo, pamë sesi Basha me kontributin e Berishës drejtoi katër ministri. Më pas prapë me kontributin e Berishës u bë kryetar bashkie në Tiranë.
Gjatë gjithë kësaj kohe njerëzit, shikonin sesa produktiv ishte ky njeri në drejtimin e ministrive dhe aq më tepër kur pati postin e kryetarit pamë se cfarë mund të bëjë. Dua të them se në rradhë të parë duke u larguar nga parlamenti goditi sistemin parlamentar. Mendo që në atë periudhë kohe, ata mbajtën një qëndrim kundër Lulzim Bashës, edhe pse u bë një parlament me ca njerëz groteskë ata e mbajtën anën sepse nuk donin të prishej struktura. Basha krijoi dëm të madh dhe dëmi i dytë ishte që sot i gjithë pushteti lokal nuk ka opozitë.
Më të lexuarat


“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit të The Sun: Rama nuk po bën asgjë për të parandaluar shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve

Vizita e parë zyrtare në Kosovë si President, zbardhet kë do të takojë Bajram Begaj

“Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin”, Ilir Meta ngre alarmin: Një tjetër tregues negativ për Shqipërinë!

“Narco shtet”/ Deputeti i PD-së flet për mediat britanike dhe ngre alarmin: Shqiptarët përfundojnë në kthetrat e bandave, ndërsa kapot...

Vizita e Bajram Begajt në Kosovë, Presidenca zbardh axhendën (Detajet)

"Një masakër e vërtetë me 10 të vdekur dhe 6 të plagosur", reagon Berisha për krimin e rëndë: Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të shëmtuar!

Projekti për Portin e Durrësit/ Deputeti i njohur zbardh prapaskenat: Aferë korruptive e qeverisë, një gropë fatkeqe më e madhe se ajo e inceneratorëve. Ja në duart e kujt ndodhet

Video po bëhet virale me shpejtësi/ Tik Tok zbardh përgjigjen e Enver Hoxhës për Ilir Metën

Pas listës së zezë me 27 persona, Londra paralajmëron se do shpallë "non grata" të tjerë politikanë dhe biznesmenë shqiptarë, shtohet ankthi për të korruptuarit, ja kush rrezikon

“Një hall i madh e shtyu Ramën të ndryshonte drejtim”, Këlliçi zulon fakte të reja për afrën e madhe: Ja emri i njohur që i dha 22 milionë euro për një propozim të pakërkuar. Kjo zhgarravinë është botuar në fletoren zyrtare
