Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Politike

Atentati me tritol që tronditi Tiranën / Ylli Manjani jep mesazhin e fortë: Gjithë ajo drogë...

Atentati me tritol që tronditi Tiranën / Ylli Manjani jep mesazhin e

Ditën e djeshme një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të makinës së tij, gjë që dyshohet se ka ndodhur për shkak të një lënde plasëse.

Lidhur me këtë ngjarje, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se pas atentateve, vrasjeve dhe shpërthimeve qëndrojnë pazare droge.

“Gjithë ajo drogë e gjithë ai trafik droge, kështu përfundon. Vrasje, shpërthime, terror, kërcënime në stil mafioz.

Kush thotë se droga sjell zhvillim dhe bën ekonomi është bashkëpunëtor në këtë krim masiv!

Një qeveri e përgjegjshme, që jep llogari dhe nuk kërkon llogari, duhet të ndalojë njerëzit të merren me drogë. Nëse i lë të lirë dhe, më keq akoma i merr në mbrojtje politike, praktikisht merr në mbrotje terrorin publik që vjen nga ekzekutimet si ai i djeshmi.

E mira e do që kur të tregojnë pilafin e madh të marrësh lugën e vogël”, shkruan Ylli Manjani.