Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Athina alarmohet nga vizita e Merkelit në Tiranë, i trembet interesit gjerman për naftën në zonat e përbashkëta detare

Athina alarmohet nga vizita e Merkelit në Tiranë, i trembet interesit gjerman për naftën në zonat e përbashkëta detare

Postuar: 10/07/2015 - 07:43

Vizita e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Tiranë dy ditë më parë nuk është pritur aspak mirë nga mediat dhe qarqet greke. Në kulmin e krizës ekonomike në Greqi, vizita e Merkel në Shqipëri është parë me hije dyshimi, aq më tepër që gjatë takimit të saj me kryeministrin Edi Rama, u fol për bashkëpunim në ekonomi dhe energjetikë. Pothuajse të gjitha mediat dhe portalet greke i kanë kushtuar një rëndësi të madhe kësaj vizite, ndërsa shumica e tyre mbajnë titullin: “Loja e fshehtë e Merkel në Shqipëri dhe Serbi”.
 
Shumë prej mediave kanë thënë se pas përplasjeve të fundit me Greqinë, Gjermani po kërkon një tjetër qasje në Ballkan, duke u afruar më tepër me Shqipërinë. Ka pasur dhe nga ato media që theksin e kanë vënë tek rritja e bashkëpunimit energjetik mes Shqipërisë e Gjermanisë, duke treguar një farë frike mbi interesin gjerman për naftën shqiptare, pjesa më e madhe e së cilës ndodhet në detin Jon, ku ende nuk është zgjidhur përplasja për kufirin mes dy vendeve. Kjo pasi Merkel vlerësoi përcaktimin e zonave ekonomike. “Linja e ashpër e kancelaren gjermane: Jep mbështetjen për prespektivën evropiane dhe në të njëjtën kohë deklaron se gjërat në Greqi nuk shkojnë aspak mirë”, shkruan gazeta “Protothema”. Po ashtu, ajo e ka vënë theksin tek bashkëpunimi ekonomik, teksa ka shtuar se Gjermani po rrit ndjeshëm mbështetjen financiare për Shqipërinë dhe kërkon rritjen e bashkëpunimit në energjetikë. “Disa ditë më parë kancelarja Angela Merkel, miratoi një shumë prej 107.500.000 euro për Shqipërinë, në mënyrë që të investohet në energjetikë dhe në fushën e ujit”, vijon gazeta. 
 
Gjermania në Ballkan
 
Një artikull të gjerë të vizitës së kancelares Merkel në Tiranë i ka kushtuar dhe e përditshmja “Kathimerini”, e cila i është referuar dhe një shkrimi të “Blomberg”, ku thekson se Gjermania e di rrezikun e destabilitetit në rajon nëse, Greqia largohet nga BE dhe ka nisur një tjetër qasje në Ballkan. Edhe mediat e tjera e kanë parë me një sy kritik, duke u shprehur se, teksa Greqia është duke luftuar me situatën ekonomike, Merkel i ka dhënë dritën jeshile Shqipërisë dhe Serbisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Portali “Skeftomastellhnika”, e ka cilësuar si një lojë të çuditshme vizitën e kancelares gjermane. “Kancelarja gjermane, Anglea Mrkel, duket se po bën një lojë të çuditshme. Teksa e gjithë Evropa i ka sytë e saj nga Greqia dhe tek fati i zonës euro nëse ajo del jashtë saj, Merkel vendos të vizitojë Ballkanin, e veçanërisht Shqipërinë”, shkruan portali. Ndërsa disa media të tjera janë shprehur se Merkel e përdori këtë vizitë për të hedhur shigjeta në drejtim të Greqisë dhe për të treguar mbështetjen gjermane ndaj fqinjëve të saj, e veçanërisht Shqipërisë. Ndërsa disa portale të tjera, përmes analistëve, e kanë parë të dyshimtë vizitën e Merkel dhe deklaratat e saj për bashkëpunim në fushën e energjetikës, në një kohë kur Shqipëria dhe Greqia kanë përplasje të forta sa i përket naftës në detin Jon. Kliti Topalli
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 10:38

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i pranishëm në në konferencën për menaxhimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara deklaroi se Europa do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në hapat e saj në Drejtësi.

Postuar: 15/11/2019 - 10:24

Kuvendi i Shqipërisë ka përgatitur një projekt-rezolutë që ka nisur të diskutojë dhe pritet që të

Postuar: 15/11/2019 - 10:22

Seanca e sotme plenare pritet të jetë tepër e nxehtë pasi në të do të diskutohet projektrezoluta

Postuar: 15/11/2019 - 09:59

Në një konferencë për mediat, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj sëbashku me prokurorin italian

Postuar: 15/11/2019 - 09:20

Presidenti Ilir Meta duket se po hyn në luftë me të gjithë për të vonuar shkarkimin.

Postuar: 15/11/2019 - 09:15

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm udhëzimet për të gjithë ata që duan të bëhen