BREAKING NEWS

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet ligjore dhe kushtetuese që Trump të qëndrojë në detyrë

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet  ligjore dhe kushtetuese
x

Politike

Athina nxjerr kokën, kërkon që marrëveshja për t’iu drejtuar Hagës të firmoset pas dakordësisë për zgjerim me 12 milje

Athina nxjerr kokën, kërkon që marrëveshja për

Athina zyrtare ka nxjerrë kokën për marrëveshjen e arritur pak ditë më parë në Tiranë për t’iu drejtuar Gjykatës së Hagës për çështjen e detit. Zgjerimi i ujërave territorialë me 12 milje ka qenë mosmarrëveshja mes dy vendeve, por Greqia duket se po luan një tjetër lojë. Kryeministri grek u shpreh se Shqipëria dhe Greqia do i drejtohen Gjykatës së Hagës pasi të firmoset zgjerimi i ujërave territorialë me 12 milje. "Fillimisht është bërë një marrëveshje me Shqipërinë, ku do të firmoset premtimi se çështja e zgjerimit të kufijve detarë midis dy shteteve do t’i referohet Gjykatës së të Drejtës Ndërkombëtare, por vetëm pasi Greqia do të ketë zgjeruar kufirin detar në 12 milje”, u shpreh ditën e djeshme kryeministri grek. Por të njëjtën gjë ka pohuar edhe ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, i cili gjatë një interviste për median vendase “Real News”, ka komentuar vizitën në Shqipëri. Dendias deklaroi se do i drejtohen Gjykatës së Hagës pas përfundimit të procesit të zgjerimit të ujërave territorialë me 12 milje. Ministri i Jashtëm shtoi më tej se Greqia po tregon se është e gatshme të zgjidhë çdo mosmarrëveshje me fqinjët e saj, duke përmendur gjithashtu Italinë dhe Egjiptin. Në fjalën e tij, Dendias tha se Greqia po e provon në praktikë se mund të zgjidhë problemet me dialog, duke hedhur “kunja” për Turqinë. “Së pari, unë do të doja të theksoja se ashtu si me marrëveshjet me Italinë dhe Egjiptin në rastin e Shqipërisë, Greqia po provon në praktikë se mund të zgjidhë probleme, me busullën e së Drejtës Ndërkombëtare, dialogun konstruktiv dhe parimin e zgjidhjes paqësore. Me fjalë të tjera, ajo di të ndërtojë marrëdhënie ndërshtetërore dhe drejtohet nga ajo në rastin e Shqipërisë, e cila po punon për të qenë anëtare e familjes europiane. Ne kemi rënë dakord me Shqipërinë të punojmë së bashku për të paraqitur çështjen e caktimit të zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, pas përfundimit të procesit të zgjerimit të ujërave territorialë të dy vendeve në 12 milje detare nën Ligjin Ndërkombëtar Detar”, tha kryediplomati grek Nikos Dendias.

Interesi për çështjen e detit

Sipas ministrit të Jashtëm, çështja e detit do të jetë në interes të të dy vendeve dhe se Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë për ta mbyllur këtë kapitull sa më shpejt të jetë e mundur. “Për sa kohë që ka vullnet, vlerësoj se procesi nuk do të jetë problem. Zgjidhja e kësaj çështje të pazgjidhur do të jetë e dobishme për të dy vendet. Kemi të gjitha arsyet për të ruajtur klimën e besimit dhe respektit të ndërsjellë. Greqia duhet të krijojë një marrëdhënie strategjike me Shqipërinë dhe unë mendoj se pala shqiptare është shumë pozitive në të njëjtin drejtim”, tha kryediplomati grek Nikos Dendias. Kreu i diplomacisë greke, vizitoi disa ditë më parë Shqipërinë, ku në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama bënë me dije se çështja e detit do të vendoset nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Gjithashtu Dendias në fjalën e tij, u shpreh se Greqia do të ndihmonte në procesin për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.