BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Politike

Athina zyrtare shton presionet ndaj Tiranës zyrtare dhe kërcënon me bllokimin e integrimit në BE, Mitsotakis thirrje autoriteteve shqiptare të lejojnë Belerin të betohet si kryebashkiak i Himarës

Athina zyrtare shton presionet ndaj Tiranës zyrtare dhe kërcënon

Athina zyrtare ka shtuar presionet ndaj Tiranës zyrtare, ndërsa ka kërcënuar me bllokimin e integrimit në Bashkimin Evropian. Dje, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nga konferenca tradicionale për shtyp dhënë në mediat greke në kuadrin e Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, është pyetur edhe për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i cili ndodhet në burg prej 12 majit për blerje votash. Mediet greke raportojnë se Mitsotakis ka kërkuar që Beleri të betohet, qoftë edhe nga qelia, duke theksuar se heqja e kësaj mundësie do të shkaktojë probleme në marrëdhëniet mes dy vendeve. “Më shqetëson fakti jo vetëm i burgut, por që edhe sot Shqipëria i mohon të drejtën për t'u betuar një kryetar bashkie. Këtë ia kam raportuar udhëheqjes së Shqipërisë dhe nuk ndërhyj në drejtësinë shqiptare, por kjo është shkelje e shtetit ligjor dhe krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet dypalëshe që do të kenë implikime më të gjera në përpjekjen e Shqipërisë për t'iu afruar BE-së”, tha ai. Ai deklaroi se nuk të ndalojë së ngrituri këtë çështje në BE dhe përballë kryeministrit Edi Rama.“Nuk do të ndalem së ngrituri këtë çështje në nivel europian dhe vetë Ramës”, tha Mitsotakis.

Mitsotakis: Greqia do të bëhet pengesë e Shqipërisë për në BE

Ndërkohë, kjo çështje sipas kryeministrit grek përmbys progresin e arritur në marrëdhënien mes dy vendeve.“Çështja i lë në hije marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe përmbys progresin që kishim arritur”, tha ai. Mw tej Mitsotakis thotë se nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë shqiptare, por nuk tërhiqet as nga qëndrimi se Greqia do të bëhet pengesë e Shqipërisë për në BE.“Unë nuk ndërhyj në gjykimin e drejtësisë shqiptare, do të ishte shumë e vështirë dhe e pahijshme nga ana ime ta bëja këtë, por heqja e mundësisë së Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar bashkie, edhe me statusin e personit të paraburgosur, përbën sipas mendimit tonë, shkelje të qartë të rregullave të shtetit ligjor, krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe mendoj se do të ketë pasoja më të gjera nëse kjo politikë vazhdon gjatë përpjekjeve të Shqipërisë për t’iu afruar familjes evropiane. I kam ngulitur thellë kujtimet dhe përvojat nga vizita ime në Himarë në fund të vitit të kaluar. Besoj se minoriteti kombëtar grek, i njohur si pakicë kombëtare, duhet të ndjejë se tek Greqia ka një aleat për të vetëkuptueshmen, që është mbrojtja e të drejtave të saj. Dhe flasim për të drejtat e pronësisë, flasim dhe për të drejta të barabarta për të marrë pjesë në veprimtarinë politike të Shqipërisë”, nwnvizoi Mitsotakis.

Çfarë ka ndodhur?

Kujtojmë se, javën qw shkoi Fredi Beleri u vizitua nga ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, i cili kërkoi që të betohet, qoftë edhe në burg. Fredi Beleri dhe anëtari i shtabit të tij, Pandeli Kokoveshi u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit pasi ofruan para për votat e qytetarëve. Në dosje thuhet Beleri dhe bashkëpunëtori i tij Kokaveshi ofronin 50 euro për votë, ndërsa ata u arrestuan duke dhënë paratë. Fituesi i zgjedhjeve për Bashkinë Himarë, ka bërë 2 kërkesa për leje të veçantë që mundësohet betimi si kryebashkiak, por burgjet kanë refuzuar. Aktualisht ai ndodhet në burgun e Durrësit.