
Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

"Atje është hero, por i duhet një karrige ta telendis"/ Në hetim pas përfshirjes në aferën "Partizani", Artan Hoxha parashikon fatin e non-gratës: Berisha do përballet me...

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Nëntor 2023

Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se me Sali Berishën që refuzon të shkojë në SPAK për të dëshmuar për dosjen e ish-kompleksit “Partizani”, në rolin e ish-kryeministrit, do të ndodhë si me rastin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Hoxha tha se mosha nuk lejon një masë më të rëndë për Berishën, pas asaj për detyrim paraqitje dhe opozita pret që SPAK t’i drejtohet Kuvendit për autorizim, meqë ai është deputet, por që është e pamundur të bëhet në kushtet ku ndodhet Legjislativi.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Çfarë do të bëjë SPAK nëse Berisha vijon të refuzojë që t’i bindet urdhërit të SPAK?
Artan Hoxha: Berisha atë që bëri ditët e para duke mos e njohur vendimin, por duke iu përgjigjur prokurorisë dhe gjykatës çdo ditë live nga selia e PD-së, dashur pa dashur e bëri që e njihte atë. Pastja ndoqi hapin tjetër: çoi avokatët atje.
Ylli Rakipi: Po jemi te pjesa që mund të merret një masë tjetër.
Artan Hoxha: Sot ka qenë e hëna e dytë. Ndryshe nga Beqja që e ka detyrimin për paraqitje të premten, se atje do të bëhet kështu që çdo ditë të javës do të shkojnë të takohen me oficerin e Policisë Gjyqësore, Berisha e ka të hënën e para dhe të tretë të muajit.
Ylli Rakipi: U bënë dy herë.
Artan Hoxha: Unë mendoj që prokuroria dhe gjykata e ka fare të qartë. Nëse do të kërkojë një masë sigurie më të ashpër se atë që i ka vendosur Berishës, do të duhet t’i drejtohet kuvendit dhe në situatën ku është Kuvendi, nuk mund të ndodhë kjo. Edhe shumica nuk do këtë që të ketë një përballje të tillë me opozitën.
Ylli Rakipi: E çfarë do të ndodhë?
Artan Hoxha: Do të ndodhë si me Belerin. Në vend që të mos e linin të kandidonte, doli fitues dhe ia hedhin topin njëri-tjetrit. Ata thonë: ne masë sigurie më të ashpër ne marrim ndaj Berishës? Jo, nuk e lejon mosha e Berishës. Atëherë do të kërkojnë një masë tjetër sigurie, duke iu drejtuar Kuvendit. Berisha po kërkon që ata t’i drejtohen Kuvendit.
Ramës nuk i duhet Berisha në burg, atje ai është hero. I duhet në një karrike të cilin ta telendisë.
Më të lexuarat


Vota e emigrantëve, Enkelejd Alibeaj kërkon ndryshime esenciale në Kod duke nisur nga…

Komisionet Hetimore, Felaj 'ja pason fajin' opozitës: Ka qenë dakord që ligji duhet riparë

“Ndizet drita jeshile”, 27 vendet e BE-së bëjnë lëvizjen e rëndësishme për Shqipërinë

Zëdhënësja e PD zbulon skenarin e Berishës: Kuvendi i 2 Dhjetorit bëhet për të kundërshtuar drejtësinë, nuk është në interes të...

“Nuk mund të shpëtojë qeveria pa u hetuar për aferat”, propozimet e PS për hetimin parlamentar, reagon opozita: Janë antikushtetuese

“Qesharake dhe paradoksale”, gazetari i njohur thumbon kërkesën e Greqisë për Belerin: Nuk është çështje e minoritetit grek por…

“S’mund të vazhdohet me metoda të ’45-ës”/ Tensionet mes dy vendeve, ish-presidenti Moisiu mesazh Greqisë

Komisionet hetimore, Tabaku e Kthupi bëhen bashkë kundër draftit ‘Felaj’: Kërkohet kufizimi i të drejtave të opozitës

“Mbahem akoma”, feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ish-presidenti Alfred Moisiu

“Ligji për Komisionet të rishikohet”, Felaj: Parimet që ka Gjykata Kushtetuese duhet të respektohen
