BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Politike

“Autoambulanca po qëndrojnë prej orësh të parkuara dhe brenda tyre ka pacientë”/ Gazetari zbardh fakte tronditëse ç’po ndodh përpara Covid 2 dhe apeli urgjent që bëjnë mjekët: Të hapet...

“Autoambulanca po qëndrojnë prej orësh të parkuara

Gazetari Erion Skëndaj i pozicionuar para Urgjencës së spitalit të Sanatoriumit, ose Covid 2, thotë se problemi kryesor që shqetëson pacientët, stafin por edhe familjarët e pacientëve është mungesa e kapaciteteve brenda tij.

Siç shihet dhe në pamje, gazetari thotë se tre autoambulanca me pacientë po presin prej një ore të shtrohen në spital, ndërsa brenda tyre, po marrin oksigjen pacientët në pritje.

“Prej 15 nëntorit problematikë kryesore sa i përket shtrimeve në spitalet Covid është Sanatoriumi që duhet të përballojë të gjitha urgjencat që vijnë nga Veriu, verilindja dhe urgjencat e Tiranës mbi 60% të totalit të urgjencave. Janë 3 autoambulanca që qëndrojnë prej një ore të parkuara, kur dimë që brenda tyre ka pacientë. Ajo që përsërisim është fakti se këtu s’ka vend në urgjencë, jo më në pavion. Duhet të lirohet një vend në urgjencë që të futet një tjetër Familjarët kanë pasur edhe momente tensioni ndaj bluzave të bardha që po bëjnë të pamundurën, e shikojnë pacientin që ndodhet aty, iu ndryshohet bombola e oksigjenit aty, por asgjë nuk ka ndryshuar”,- tha Skëndaj.

Sipas Skëndajt, jashtë kamerave mjekët apelojnë me urgjencë të hapet Covid 4 që të përballohet ngarkesa që kanë.