BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Politike

Avdullah Hoti vjen nesër në Tiranë për herë të parë si kryeministër, zbardhet axhenda e takimeve

Avdullah Hoti vjen nesër në Tiranë për herë të

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë.

Zyra e kryeministrit njofton se Hoti do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, transmeton Telegrafi.

Axhenda e plotë e kryeministrit Hoti:

10:00- Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama.

VENDI: Pallati i Brigadave

11:15- Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

VENDI: Presidencë – Salla Skënderbe

14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

VENDI: Zyra e Kryetarit të Bashkisë

15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

VENDI: Zyra e Kryetarit të PD