Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Avioni i parë i “Air Albania” ulet në Rinas, flet Rama: Sapo nisi një epokë e re

Postuar: 14/09/2018 - 19:46

Avioni i parë i kompanisë shqiptare të fluturimeve, Air Albania është ulur pak çaste më parë në Aeroportin Nënë Tereza në Rinas. Lidhur me këtë ka folur edhe kryeministri Rama.

Sipas tij “Air Albania” shërben si urë lidhëse me Evropën. Rama tha se jo vetëm që është në shërbim të shqiptarëve, por na shërben edhe ne për strategjinë tonë  për zhvillimin e turizmit.

“Kjo është një ëndërr që u realizua. Falë “Air Albania” ne mund të fluturojmë. Do na duhet ky vizion, ky partenritet, kjo vendosmëri për të vazhduar dita ditës. Ky aeroport është një urë ndërlidhëse me Evropën.

Do ti japë mundësi kësaj kompanie mundësi çelës. Kanë qenë të detyruar me avionë të plakur dhe me shërbim të pamerituar por edhe si një çelës për strategjinë tonë si një zhvillim të turizmit për të arritur 10 milionë turistë deri në vitin 2025.  “Air Albania” pa iniciativën dhe mbështetjen bujare të presidenti Erdogan, ne nuk do të ishim këtu. Besoj se dëshmitarët që kam këtu mund të tregojnë shumë se nga u nisën për të thënë hajt ta provojmë njëherë. Asnjë nuk besonte se do të vinte kjo ditë. Ndërkohë që për të ndërtuar të gjithë modelin është dashur punë, mund, orë të tëra," tha ndër të tjera Rama.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 13:55

Policia greke ka kapur 46 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar në Igumenicë.

Sipas të dhënave janë arrestuar edhe dy shqiptarë.

Postuar: 22/09/2018 - 13:46

Deputeti i PD, Ervin Salianji denoncoi me emra pak kohë më parë se banda e “Bajrajve”

Postuar: 22/09/2018 - 13:42

Edi Paloka ka sërish pyetje për Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

Postuar: 22/09/2018 - 13:19

Partia Demokratike ka kërkuar sot nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, që t

Postuar: 22/09/2018 - 12:50

“Kam marrë shumë telefonata, mesazhe me fyerje, shpifje dhe kërcënime ekstreme … &ld

Postuar: 22/09/2018 - 12:42

Ministri i Punëve të Jashtme ka reaguar pas akuzave të ish kryeministrit, Sali Berisha se ky i fu

Postuar: 22/09/2018 - 11:48

Ish ministri i drejtësisë, Ylli manjani, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit për çështjen &ldq