BREAKING NEWS

“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Ilir Metën dhe ngre alarmin për atë që pritet të ndodhë pas 24 korrikut: Hetimet kanë ardhur në dorën e...

“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas
x
BREAKING NEWS

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike, tregon a do ketë bashkim PD-LSI: Do hanë kokat e tyre e më pas radhën e ka...

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë
x
BREAKING NEWS

LSI drejt fundosjes? Fatos Klosi paralajmëron lëvizjen që do bëjë Ilir Meta

LSI drejt fundosjes? Fatos Klosi paralajmëron lëvizjen që do
x
BREAKING NEWS

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas deklaratën e fortë, zbulon për çfarë i është dhënë garanci Metës dhe Kryemadhit

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret LSI-në: Meta nuk do ketë kohë për...

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret
x
BREAKING NEWS

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillimet e reja: Nuk janë kaq të qetë sa duken!

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me
x
BREAKING NEWS

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në histori që do të përjetojë Evropa, ja dy planet e frikshme që po përgatit Putin, Zelensky alarmon botën

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës, rruga Kardhiq-Delvinë aferë e pastër korruptive

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës,
x

Politike

Avokati i PD Indrit Sefa sqaron detajet se si Berisha e ka humbur në gjykatë PD-në, ja çfarë do ndodhë me “Foltoren” pas gjykimit të Apelit

Avokati i PD Indrit Sefa sqaron detajet se si Berisha e ka humbur në

Avokati i Partisë Demokratike, Indrit Sefa deklaroi se çdo vendim që merr Sali Berisha është i pavlefshëm, pasi ende nuk ka një vendim të formës së prerë sa i përket statutit të PD-së. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokati Sefa shprehet pranimi i ankimimit të Enkelejd Alibeaj ishte një vendim i drejtë, duke theksuar se kanë dy kërkesa, ose prishjen e vendimit të Zhukrit ose çështja të rikthehet në Gjykatën e Apelit me një trupë tjetër gjykuese. Po ashtu, zoti Sefa thotë se në regjistrin e partive politike, PD ende përfaqësohet nga strukturat dhe organet drejtuese aktuale, ndërsa Komisioni i Rithemelimit nuk figuron. Sipas tij, pa u njohur nga “Apeli” vendimet e 11 dhjetorit çdo vendim i Rithemelimit është i pavlefshëm.

-Z. Sefa, gjykata pranoi të martën që shkoi padinë e avokatit të “Foltores”, Ivi Kaso, i cili kërkoni rrëzimin e ankimimit të kreut të komanduar të Partisë Demorkatike, Enkelejd Alibeaj? Si ku duket ky vendim?

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk ka pranuar ankimin e bërë nga Komisioni i Rithemelimit, por thjeshtë e ka administruar atë në dosje. Gjithashtu mund t’ju informojë që Komisioni i Rithemelimit ka kryer kundërankim i cili na është komunikuar dhe neve nga ana e gjykatës dhe gjithashtu ka ankimuar dhe Vendimin Nr. Nr.508 Regjistri datë 22.4.2022 të gjyqtares Blerina Muça. Në pikën 2 të këtij vendimi shprehet qartësisht se ndaj këtij vendimi nuk ushtrohet ankim por Komisioni i Rithemelimit e ka pare të arsyeshme të bëjë një proçedurë të tillë e cila nuk mbështetet në asnjë dispozitë ligjore.

-Çfarë kërkoni ju si PD zyrtare dhe a është pranuar ankimimi juaj?

Ankimi i bërë nga ana e Partisë Demokratike ndaj vendimit Nr.3 datë 25.3.2022 i dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri është pranuar nga ana e gjykatës me anë të vendimit me Nr.508 Regjistri datë 22.04.2022. Pas kësaj vendimmarrje në zbatim të Kodit të Procedurës Civile dhe të Vendimit me Nr.222 datë 6.11.2019 të Këshillit të Gjykatës dosja gjyqësore e shqyrtuar nga Z. Zhukri do të shkojë në Gjykatën e Apelit, ku do jetë kjo gjykatë që do të vendosi përfundimisht në lidhje me ligjshmërinë e Kuvendit të 11 Dhjetorit. Partia Demokratike ka kërkuar nga ana e Gjykatës së Apelit të të prish vendimin me Nr.3 datë 25.03.2022 të gjyqtarit Agron Zhukri dhe të pushojë çështjen.

-Nëse rrezohet vendimi i Zhukrit, çfarë do ndodhe?

Vendimi me Nr.3 datë 25.03.2022 i gjyqtarit Agron Zhukri nuk ka dhënë asnjë pasojë juridike, pasi ai nuk është i formës së prerë dhe nuk është pasqyruar në Regjistrin e Partive Politike dhe juridikisht çdo vendimmarrje e Komisionit të Rithemelimit nuk ka asnjë efekt ligjor dhe është nul. Siç mund ta shihni Komisioni i Rithemelimit nuk njihet nga asnjë institucion publik dhe ndërkombëtar, pasi nuk ka tagra të përfaqësojë Partinë Demokratike.

-A është alarmuar “Foltorja” e nisur nga sulmet e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj gjyqtares Blerina Muça?

Nuk kam ndonjë interes për situatën psikologjike të Z. Sali Berisha por një reagim i tillë nuk ndodh për herë të parë dhe me siguri nuk ka për të qenë i fundit. Qëndrimi i mbajtur gjatë takimit të zhvilluar në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në datën 25.3.2022 është në kundërshtim total më reagimet nervoze të kohëve të fundit. Z. Berisha në atë takim ka kërkuar respektimin e vendimeve të gjykatave dhe një garanci e tillë është dhënë si nga Kryetari i Komanduar Z. Alibeaj ashtu dhe nga Sekretari i Përgjithshëm Z. Bardhi, të cilët gjithashtu kanë i kanë konfirmuar se ndaj vendimit të dhënë nga  gjyqtari Agron Zhukri, PD do të ushtrojë të drejtën e ankimit.

-Gjykata gjithashtu ka bërë thirrje për të ndalur sulmet ndaj saj. A rrezikon që presioni i "Foltores" të ndikojë në vendimmarrje e togave të zeza?

Kërkesa e gjykatës është legjitime dhe unë besoj që është detyra e palëve në proçes të ngrihen në lartësinë e detyrës së tyre  për të ndaluar menjëherë sulmet ndaj saj. Unë mendoj që vendimet e gjykatës mund të komentohen por në të gjitha rastet ato do të duhet të zbatohen nga të gjitha palët pavarësisht vendimarrjes së saj. Unë shpresoj që Gjykata e Apelit do jetë në lartësinë e detyrës dhe dëshirojë që kjo gjykatë t’i jap zgjidhje përfundimtare kësaj çështje në një kohë sa më të shkurtër.

-Ndërkohë edhe zoti Gazment Bardhi, ka ngritur alarmin dhe deklaruar se Sali Berisha po ushtron presion ndaj gjykatës për këtë çështje. Sa qëndrojnë këto pretendime?

Ju mund ta konstatoni dhe vetë nga qëndrimet publike të Z. Sali Berisha, i cili në mënyrë të vazhdueshme sulmon çdo gjyqtar i cili nuk mendon si ai apo që ka marrë një vendimmarrje që nuk i pëlqen. Për Z. Berisha një vendim i bazuar në ligj është vetëm ai që është në favor të tij në të kundërt sulmet dhe retorika janë të një agresiviteti të pashembullt. Sot e 30 vite kjo sjellje ndaj gjykatave dhe gjyqësorit në përgjithësi ka qenë modus operandi i Sali Berishës ndaj dhe një sjellje e tillë nuk më befason.

Më të lexuarat