BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Azgan Haklaj dhe Kreshnik Spahiu: Berisha besëprerë, kërkon murosjen e PD përmes sharlatanëve, ata që i shkojnë pas s’kanë moral të flasin

Azgan Haklaj dhe Kreshnik Spahiu: Berisha besëprerë, kërkon

Ish-deputeti i PD dhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, kanë shpërthyer dje në kritika të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij. Pak ditë më parë, Berisha e cilësoi liderin demokrat Lulzim Basha si një njeri besëprerë, ndërsa për dy ish deputetët më besëprerë është Berisha sesa lideri demokrat Lulzim Basha. Ish- deputeti Azgan Haklaj me anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh, se ish-kryeministri e ka besëprerjen në gen. Ai tha, se ka dëshmi se fisi Berisha u dëbuan nga vendi i tyre pasi ata prenë në besë një prift. “Berisha e ka besëprerjen në gen. Nëse i referohemi librit të ndjerit Hasan Berishës ai dëshmon se Berishajt u përzunë nga trojet e veta në Iballë të Pukës nga veziri i Shkodrës pas vrasjes në besë të një prifti”, tha ai. Teksa ka sulmuar edhe mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, Haklaj u shpreh, se ish-kryeministri ka rreth vetes njerëz të cilët ai i cilësoi si sharlatanë. Ai vijoi më tej, duke thënë se këta njerëz kanë disa vite që mbijetojnë në politikë nga PD dhe tashmë duke mbështetur Berishën mendojnë se do të përfitojnë më shumë. “Sali Berisha ka ftuar rreth vetes edhe disa sharlatanë politikë, drejtues të disa partive fantazma dum- dumesh që kanë mbi dy dekada që mbijetojnë duke marrë mandatin e deputetit në emër të PD-së, dhe shpresojnë e besojnë se kësaj radhe përfitojnë nga foltorja, por edhe këta parazitë po e mbyllin në mënyrë komediane karrierën e vet politike”, tha ai. Sakaq, Haklaj theksoi se edhe shumica e demokratëve kanë bojkotuar lojën e Berishës. Ai tha, se ata kanë dalë hapur kundër tij. “Shumica e demokratëve e kanë bojkotuar e nuk do ta mbështesin në lojën e tij djallëzore të dhjetorit të dytë, “rilindjes” së Partisë Demokratike konservatore për të rilindur Berishën e tretë, duke fetishizuar 11-të dhjetorin si ditën më të madhe në tërë historinë e kombit Shqiptar”, tha ai.

Spahiu akuza mbështetësve të Berishës

Ndërkohë, edhe kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ashtu si Azgan Haklaj ka hedhur kritika ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe mbështetësve të Berishës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh, se mbështetësit e Berishës nuk kanë moral që ti thonë besëprerë Lulzim Bashës. Sipas tij, ishin ata që mbështetën Bashën në pabesitë që ky i fundit bëri. “A mund realizohet revolucion demokratik me njerëzit e foltores? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje duhet të analizojmë karakterin e individëve që i shkojnë sot pas Sali Berishës. A janë idealistë apo servilë njerëzit që mbushin foltoren? Ku ishin turmat e foltores kur dhjetëra lider demokratë e quajtën Bashën besëprerë përpara se ai të tradhtonte Berishën? Turma e foltores s’ka moral t’i thotë besëprerë Lulzim Bashës, sepse ata duartrokitën Lulzimin në çdo pabesi që na bëri ne duke na tradhtuar dhe braktisur në luftën për një Shqipëri ndryshe. Foltorja sot, ishte foltorja dje, e cila krehu bishtin e Lulzimit”, tha ai.

 

Më të lexuarat