Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bërtiti poshtë Edi Rama, arrestohet nga policia e Kosovës

Bërtiti poshtë Edi Rama, arrestohet nga policia e Kosovës

Postuar: 12/01/2014 - 09:22

Jo çdo gjë shkoi mirë e bukur në takimin e parë historik të dy qeverive shqiptare, të Tiranës dhe Kosovës, e mbajtur në qytetin e Prizrenit. Ndonëse ishte një rast i vetëm, një person shprehu publikisht, në mjedisin përpara hotelit ku zhvillohej mbledhje e përbashkët e dy qeverive shqiptare, zemërimin e tij  ndaj kryeministrit Edi Rama. Kjo ndodhi u shënua si një  incident, ku një person ka shprehur publikisht mendimin dhe qëndrimin e tij të kundër ndaj kryeministrit Edi Rama.
 
Ngjarja ka ndodhur jashtë hotelit "Theranda", ku po zhvillohej mbledhja e përbashkët mes dy vendeve, në cilën gjendeshin edhe kryeministrat Rama dhe Thaçi. Personi në fjalë, u arrestua nga policia kosovare. Është hera e parë që në Kosovë shprehet publikisht, një zemërim i hapur  ndaj një kryeministri shqiptar, sikurse ishte fyerja që u bë nga personi i arrestuar kundër Edi Ramës. Askush nuk mund të shpjegojë çfarë e shtyu personin që të fyente kryeministrin shqiptar, pasi nga ai nuk u dëgjua ndonjë arsye përse ai shprehu zemërim kundër kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka siguruar se Shqipëria dhe Kosova kanë të ardhme të përbashkët.
 
Në mbledhjen e parë të përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, Thaçi u shpreh se ekspertët tanë do të punojnë bashkërisht për shqyrtimin e marrëveshjeve të mëparshme mes dy vendeve dhe identifikimin e fushave të tjera, ku mund të thellohet bashkëpunimi. “Edhe qëllimi i këtij takimi është përshpejtimi e përmirësimi i marrëveshjeve të mëparshme dhe zgjerimi e thellimi i bashkëpunimit përmes hartimit të marrëveshjeve të reja”, tha ai. Sipas tij, të dy vendet duhet të kapitalizojnë mundësitë e jashtëzakonshme që ofrohen nga përmirësimi i infrastrukturës fizike ndërmjet dy vendeve. Në këtë kuadër, ai u shpreh se rruga e Kombit duhet të rezultojë me një qarkullim më masiv e intensiv të njerëzve, mallrave e kapitaleve. Po ashtu, theksoi ai, ndërtimi i linjës së interkonjeksionit duhet të përkthehet në një integrim të dy sistemeve energjetike. 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancë