BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Babalja”/ Gazment Bardhi: Përgjimi i vërtetë, çështja s’është mbyllur, kemi prova

“Babalja”/ Gazment Bardhi: Përgjimi i vërtetë,
Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi u shpreh se çështja e audio përgjimit e njohur si ‘Babalja’ është e vërtetë dhe çështja nuk është mbyllur. Sipas Bardhit, u provua akuza për trafik droge për Agron Xhafajn dhe PD i përmbahet akuzave.
 
Pjesë nga intervista:
 
Krasta: Flasim për një nga këto ballafaqime publike shumë të forta. Si jurist, kjo historia me lënien, ndërprerjen, nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhe rezultati sipas tyre, se Babalja ishte një jongjarje, bashkë me tërheqjen paradokohësh nga ana e Alibeajt, në raport me – ndoshta – dhënie informacion për ngjarjen, kjo praktikisht nuk të vendos ty në një pozicion të paqartë dhe të paqendrueshëm, dhe jo domosdoshmërisht të pranueshëm?
 
Bardhi: Që në ditën e parë, kur ne kemi bërë atë denoncim, kemi qenë të qartë mbi rolin që do të mbante institucioni i prokurorisë. Kemi disa vite që me fakte dhe prova, paraqesim për opinionin public një qendrim të qartë: Prokuroria është sot tërësisht e kontrolluar nga qeveria.
 
Krasta: Le ta marrim këtë si të mirëqenë. Por në fakt, ngjarja me regjistrimin e Babales, ishte një set-up nga ana e Salianjit psh?
 
Bardhi: Jo, kjo është e pavërtetë. Ne e kemi dokumentuar dhe provuar për opinonin publik se ajo është një ngjarje tërësisht e vërtetë. Është tashmë e provuar edhe nga hetimet që ka bërë prokuroria, që i vëllai i ish-ministrit të brendshëm, zotit Xhafaj, ishte i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikut të drogës. Sigurisht që ne nuk prisnim ndonjë rezultat ndryshe nga prokuroria, që t’i jepte të drejtë opozitës në këtë denoncim, por kjo është një çështje që vazhdon të jetë ende nën hetim, pra nuk ka përfunduar ende hetimi lidhur me kallzimin e rremë, ndëkohë që ka patur një pezullim të hetimeve për Agron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të brendshëm për trafik droge. Prokuroria ka pezulluar hetimet dhe ia ka kaluar përsëri për hetime Policisë së Shtetit. Pra, e njëjta formë si konkluzioni për kallzimin e rremë, që u nxor po nga policia e kontrolluar nga Fatmir Xhafa, edhe në këtë rast, policisë së shtetit, e cila është tërësisht nën kontrollin e qeverisë, i thuhet provo akuzat për një familjar të afërt të një eksponenti të rëndësishëm të Partisë Socialiste.
 
Krasta: Partia Demokratike kishte informacion më përpara për vëllain e Xhafajt. Ajo e bëri të deklaruar për publikun relativisht vonë dhe ka një frikë se në këtë nxitim për ta deklaruar vonë, pra në momentin e përshtatshëm të luftës politike të saj kundër mazhorancës, ekziston një frikë që në këtë nxitim aty ka një set-up, aty ka një lloj kurthi në raport me regjistrimin që iu bë Babales dhe që vërtet zëri mund të mos jetë i tij, dhe Babalja mund të mos jetë pjesë e asaj ngjarjeje, ose zëri mund të jetë i aktorit, siç u tha…e të tjera si këto.
 
Bardhi: Ne kemi një pohim me gojën e tij, të personit që pretendon se është aktor, që ai ka qenë personi i cili është kontaktuar…
 
Krasta: Pra i përmbaheni akoma sot?
 
Bardhi: Absolutisht po. Dhe është e dokumentuar e gjitha që ajo është një ngjarje e vërtetë. Sigurisht që informacionet për përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të brendshëm, zotit Xhafaj, në trafik droge, Partia Demokratike i ka patur shumë më herët nga momenti kur bëri denoncimin publik, por nën përgjegjshmërinë që duhet të ketë një parti politike për të mbledhur fakte dhe prova, dhe në momentin që ia prezanton atë publikut, të jetë e qartë dhe e besueshme, ne ndoqëm një strategji për të verifikuar të gjitha informacionet që na kishin ardhur deri në atë moment. Dhe ishte ai momenti i përshtatshëm kur ne bëmë denoncimin.  Është një çështje që për Partinë Demokratike është e mbyllur. Sigurisht që nuk presim asnjë zhvillim ndryshe nga hetimet e prokurorisë, se dy ditë pas denoncimit tonë, rezultatin e paracaktuar për prokurorinë , e pohoi me gojën e tij kryeministri Edi Rama.
 

Më të lexuarat