BREAKING NEWS

“Sot ditë e frikshme! Mund të ketë skenarë për viktima!”, Frrok Çupi del me paralajmërimin ‘bombë’ për protestën e Sali Berishës: Ai nuk kthehet pa një trofe!

“Sot ditë e frikshme! Mund të ketë skenarë për
x
BREAKING NEWS

Berisha dhe LSI i hedhin “benzinë” zjarrit dhe paralajmërojnë trazira gjatë protestës së sotme, sulmojnë Ramën dhe i kërkojnë të mos provokojë protestuesit, Noka kërcënon policinë

Berisha dhe LSI i hedhin “benzinë” zjarrit dhe
x
BREAKING NEWS

Informacione ‘sekrete’ për t’u futur në godinën e Parlamentit apo skenar dhune? Shikoni çfarë po ndodh në tarracën e Kuvendit disa orë para protestës së opozitës (VIDEO)

Informacione ‘sekrete’ për t’u futur në godinën
x
BREAKING NEWS

Berisha 2 orë tubim para Kryeministrisë, policia përgatitet për skenare dhune, ja çfarë do të ndodhë sot në protestë dhe lëvizja e papritur e Ramës

Berisha 2 orë tubim para Kryeministrisë, policia përgatitet
x
BREAKING NEWS

130 deputetë në panik nga dosjet e Sigurimit të Shtetit, refuzojnë hapjen e dosjeve, 71 zyrtarë që aplikuan për SPAK rezultuan “spiunë

130 deputetë në panik nga dosjet e Sigurimit të Shtetit,
x
BREAKING NEWS

SPAK del me njoftimin e fundit: Dërgohen në GJKKO 25 kriminelë! Ja sa para janë sekuestruar

SPAK del me njoftimin e fundit: Dërgohen në GJKKO 25 kriminelë!
x
BREAKING NEWS

Tension i lartë në Baltik, orët vendimtare që mund të parandalojnë një “Luftë të Tretë Botërore”, ja 3 shtetet ku mund të shpërthejë një konflikt i armatosur

Tension i lartë në Baltik, orët vendimtare që mund të
x
BREAKING NEWS

Plas keq në Beograd, ndërkombëtarët “shkundin” Vuçiçin, Bashkimi Evropian miraton për herë të parë dokumentin për Kosovën që do të tronditë Serbinë

Plas keq në Beograd, ndërkombëtarët “shkundin”
x

Politike

Baçi zbulon prapaskenat: Alibeaj telefonon deputetët dhe...! Berisha, i pakonkurrueshëm

Baçi zbulon prapaskenat: Alibeaj telefonon deputetët dhe...!

Deputeti demokrat Luan Baçi, thotë se me veprimet dhe sjelljet që po bën Enkelejd Alibeaj, janë veprime që do lënë gjurmë shumë të thella tek demokratët dhe Partia Demokratike, pasi shprehet se Alibeaj vazhdon të sillet si amator në politikë, duke parë faktet ndryshe te PD, e cila është e riorganizuar.

Për MCN Live, Baçi tha se duke e shkundur nga themelet deri në zgjedhjen e kryetarit, akti i së shtunës kur mblidhet këshilli dhe zgjedh Kryesinë, Partia Demokratike dhe opozita e gatshme për tu ngritur në nivelin e opozitës që duan shqiptarët.

Sipas tij, Alibeaj vazhdon me farsë dhe lojë dhe se e ka zënë hall i madh, duke deklaruar se telefonon deputetët dhe nuk arrin të mbledhë dot 20 deputetë.

Duket si mbështetje e ndërkombëtarëve, por ka mbështetjen e Ramës. Ramës i intereson që opozitën ta identifikojë me Alibeaj dhe njerëz pa mbështetje, është kryekëput në marrëdhënie të ngushtë me zotin Rama.

Zoti Berisha është zoti Berisha, është i pakonkurrueshëm, kjo nuk do të thotë që nuk ka zgjedhje. Aq sa i kemi lodhur demokratët me mbledhjet dhe zgjedhjet. Në votimin për kryetarin përsëri patëm një votim plebishitar.

Bashkimi është bërë në përqindjen më të lartë të mundshëm. Sa herë ka proces zgjedhor kurrë mos pretendoni bashkim 100% të anëtarëve. Sa herë ka pasur zgjedhje, ka pasur demokratë që e kanë bojkotuar.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe këtë radhë, por kësaj radhe ka qenë shumë herë më e lartë pjesëmarrja. Nuk është Partia Demokratike grupi parlamentar, por është grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Dhe nuk është grupi që e përcakton përçarjen, por anëtarësia në bazë, seksionet, grupseksionet. Grupi parlamentar është përfaqësim politik i zgjedhur nga PD, por nuk e përcaktojnë dot përqindjen e përçarjes.

A e di çfarë i kërkojnë Alibeajt deputetët? Njohjen e grupit të dalë nga 25 prilli, si grup i përbashkët prej 52 deputetësh që PD të funksionojë si e tërë dhe tërheqjen e ankimimit të bërë në gjykatë.

Lidhur me atë që flitet se pjesa e Komisionit të Rithemelimit të bëhet shtojcë e Ilir Metës, e mohoi kategorikisht.

Nuk mund të ndodhë që PD të jetë shtojcë. PD nuk pranon as që partitë e vogla të jenë shtojcë e PD. Por është në nivelet e bashkëpunimit dhe bashkërendimit. Këtë e treguam në zgjedhjet e 6 marsit që pamë një PD të unifikuar dhe nuk na ndryshoi asnjë gjë që lufta që na bëri ish-kryetari Basha duke mbajtur peng siglën dhe duke na konkurrurar.

Ne si PD vumë një sigël tjetër “Shtëpia e Lirisë” dhe pamë ku vajtën demokratët. Një ndryshim sigle apo emri, nuk ndikon te PD, e cila është demokratët, nuk është një vulë dhe seli që mbahet me forcë me ndihmën e pushtetit të Ramës dhe me ndonjë gjykatës së korruptuar.

Për mua nuk ka asnjë rëndësi një vendim gjykate, nuk e përbën PD vendimi i gjykatës Në vitin tjetër që do jenë zgjedhjet lokale, nuk kam asnjë merak, për përfaqësimin e PD, me çfarëdo sigle.

Ne nuk jemi vetëm, kemi gjithë popullin opozitar me vete. S’ka pjesë tjetër PD, nëse mbahet një vulë forcërisht.

Deputeti tha ndër të tjera se demokratët e treguan që nuk votuan siglën, por veten e vetë dhe se PD nuk është ndarje kur sipas tij, 20 deputetëve u ikën mendja.

Referuar vendimit që mund të japë Gjykata e Apelit se kujt i takon sigla dhe vula, tha se hallka fundore nuk ka lidhje me këta deputetë fare.

Janë deputetë në pakicë në minorancë. Janë zero peshë në elektorat dhe mua nuk më shqetëson ky fakt, më shqetëson fakti që disa kolegë janë vërtetë deputetë me integritet që kanë mbajtur qëndrim pozitiv pro anëtarëve të PD që duhet të japin përgjigjen e merituar Enkelejd Alibeaj dhe 4-5 deputetëve që mbajnë lojën e Ramës.

Linja zyrtare është vota e anëtarësisë së PD, jo një vendim gjykate. Kam shumë muaj pa kontakt me Alibeaj, që para zgjedhjeve të 25 prillit. Drejtimi i tij në Fier, ishte arrogant, prepotent, jo drejtues politik.

Edhe pas 25 prillit dhe vendimit të 9 shtatorit, që dhe Alibeaj ka qenë pjesë e vendimmarrjes qëndrimi i tij ka qenë i prerë, me paramendim se ku do të vejë dhe jo në formën e bashkëpunimit.

Më të lexuarat