Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Balla: 500 milionë euro të investuara në infrastrukturë në qarkun e Elbasanit

Postuar: 13/03/2018 - 18:27

Kreu i Grupit Kuvendor të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se gjatë viteve të fundit janë investuar rreth 500 milionë euro në infrastrukturë në qarkun e Elbasanit.

Balla tha se ka dhe shumë gjëra të tjera për tu  bërë dhe si objektiv mbetet kthimi i Metalurgjikut në një burim të ardhurash dhe zhvillimi për rajonin, teksa nënvizoi se turizmi dhe agrobujqësia janë baza kryesore.

“Janë 40 mijë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova që vijnë çdo vit në Llixhat e Elbasanit. Janë rreth 200 mijë euro që mbledh bashkia e Elbasanit nga Llixhat e Elbasanit. Belshi është një zonë që ofron agrobujqësinë dhe agroturizmin. Belshi nuk mund të ketë një zhvillim të qëndrueshëm nëse nuk investojmë tek një sistem efiçent i shpërndarjes së ujit të pijshëm. Në Gramsh, nuk e fsheh kënaqësinë, që Gramshi nuk është xhepi i harruar, por një kryqëzim i rëndësishëm aksesh rrugore dhe në funksion të zhvillimit të këtij rajonit. Përrenjasi është pjesë e korridorit të tetë dhe burimet e saj janë të rëndësishme. Bashkia e Librazhdit, një bashki e madhe ku është investuar shumë kohët e fundit. Në Bashkinë e Cërrikut kemi investuar më shumë krahasimisht me bashkitë e tjera. Në qarkun e Elbasanit janë investuar në vitet e fundit 500 milionë dollarë dhe kryesisht në infrastrukturë. Qëllimi kryesor është transformimi i Metalurgjikut në një burim zhvillimi të zonës, i trashëguar nga e kaluara, që na la një gërmadhë të madhe. Sigurisht kemi ende problem mjedisor, por Bashkia e Elbasanit është bashkia e parë që trajton mbetjet sipas standardeve europiane. Dhe ato që do të vijnë në Elbasan nesër, le të vijnë ta shohim impiantin e trajtimit të mbetjeve”, tha Balla.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/08/2018 - 21:40

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar Ministrinë e Brendshme. 
 
Në statusin e tij Manjani shkruan se sqarimi i Ministrisë së Brendshme ishte qesharak.

Postuar: 20/08/2018 - 21:27

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Brendshme, e cila tha raport

Postuar: 20/08/2018 - 21:15

Debati politik në vend prej dy ditësh është dominuar nga një emër dhe ai është Edmond Bego, i n

Postuar: 20/08/2018 - 20:10

Ish-kreu i LSI Petrit Vasili ka denoncuar disa herë rrezikun që i kanoset vendit tonë

Postuar: 20/08/2018 - 19:36

Pas reagimit të policisë lidhur me ndalimin e Begës në Greqi ka reaguar edhe këshilltari për çësh

Postuar: 20/08/2018 - 19:30

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kreu i Shtetit Ilir Meta bën një urim për të gjithë besimt

Postuar: 20/08/2018 - 19:23

Pak orë pasi të rinjtë e LRI-së nisën ditën e parë të kampingut në Jalë, dhe njoftuan se pastru