Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Balla akuza të forta dhëndrit të Berishës: Më qëlloi me grushta e shkelma, ja çfarë më ofroi

Postuar: 11/10/2018 - 12:55

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla bëri të ditur sot se gjykata Italiane nuk ka pranuar dëmshpërblimin prej 2 mijë eurosh të ofruar nga dhëndri i Sali Berishës, për dhunën u ushtrua ndaj tij në vitin 2016.

Bëhet fjalë për denoncimin që Taulant Balla bëri ndaj Jamarbër Malltezit, me të cilin u konfrontuan fizikisht në aeroportin “Leonardo da Vinci” Në Romë.

“Procesi në Itali bën fjalë për një akt të turpshëm të degjenerimit të familjes së Berishës, dhëndri i Saliut më goditi në prezencë të bashkëshortes dhe dje gjykatësi italian nuk pranoi ofertën e dhëndrit të Saliut për të paguar para ndaj meje për dëmin e shkaktuar, se këta janë mësuar paguajnë para për “Babalen”, kunatin e “Babales”. Dje gjykatësi vendosi që oferta 2 mijë euro të mos pranohej”, tha Balla.

Ngjarja

Në qershor të vitit 2016 , deputeti socialist Taulant Balla dhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi janë konfliktuar në Romë, Itali.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin “Leonardo da Vinçi” të Romës dhe behet e ditur nga vete deputeti socialist.

Në komisariatin e Rinasit, Balla kallëzoi, Jamarbër Malltezin duke thënë se është qëlluar fizikisht nga dhëndri i Berishës.
“Malltezi ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Ngjarja ndodhi teksa po prisja avionin në aeroportin ‘Da Vinci’ në Romë. Aty jam qëlluar me grushta e shkelma nga Malltezi”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2018 - 22:34

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi Dashamir Shehi, foli edhe për kreun e opozitës së bashkuar Lulzim Basha.

Sipas tij, nuk është se nuk frymëzon Basha, por ai është gjëja e re pas 25 vjetësh.

Postuar: 23/10/2018 - 21:51

Qeveria është zotuar se do të mbyllë pikat e basteve, madje edhe ato online.

Postuar: 23/10/2018 - 21:06

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shquhet për deklaratat e tij shpeshherë të drejtpërdrejta.

Postuar: 23/10/2018 - 20:46

Këshilltari i kryeministrit Edi Rama për mediat, Endri Fuga tallet me deputetin demokrat Edi Palo

Postuar: 23/10/2018 - 20:35

Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzon Donika Prelën, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda,

Postuar: 23/10/2018 - 20:09

Pas akuzave të opozitës në lidhje me ligjin për mbylljen e lojërave të fatit, por edhe aksionet p

Postuar: 23/10/2018 - 19:58

Vendimi i qeverisë për të mbyllur pikat e basteve dhe kazinove në zonat e banuara ka shkaktuar sh