BREAKING NEWS

Media e njohur italiane: Ja vendet në Shqipëri ku "fshihen" minerale të çmuara dhe plani i madh që po përgatit Meloni për Tiranën

Media e njohur italiane: Ja vendet në Shqipëri ku "fshihen"
x
BREAKING NEWS

Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent

Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent
x
BREAKING NEWS

Gara e fortë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, ja kush është presidenti i ri i Turqisë

Gara e fortë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, ja kush është
x
BREAKING NEWS

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me deklaratën e fundit për Gert Shehun

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me
x
BREAKING NEWS

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, sovraniteti i Kosovës...

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe plas deklaratën ‘bombë’: Agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe
x
BREAKING NEWS

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/
x

Politike

Balla: Alibeajt i rroftë vula e PD, nuk nxori 61 kandidatë, PS fiton në Kamzë, gara në Tiranë është me sa vota diferencë do dalë Veliaj i pari

Balla: Alibeajt i rroftë vula e PD, nuk nxori 61 kandidatë, PS fiton

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se është e vetmja forcë politike në Shqipëri që garon për të fituar të gjitha bashkitë. Në një lidhje direkte me “Report TV”, Balla u shpreh mëse i bindur që PS do të fitojë bashkinë e Kamzës me kandidatin Rakip Suli, i cili drejton këtë qytet për 1 mandati. “PS është e vetmja forcë politike që futet për të fituar në 12 qarqet dhe në 61 bashki. S’kam dyshim që PS do fitojë në Kamëz me një rezultat mbresëlënës. Mjaftoi një mandat 2019-2023 për ti treguar popullit të nderuar të Kamzës, se po të doni për të ndryshuar qytetin, lagje, duhet të votoni për PS”, tha fillimisht Balla. Më tej, ai ironizoi kryetarin e komanduar të PD zyrtare, Enkelejd Alibeajn, i cili fajësoi kryeministrin Edi Rama se ka vonuar qëllimisht gjyqin për vulën e PD dhe regjistrimin e kësaj partie në 14 maj. Balla u tall me Alibeajn duke thënë se mjafton të gëzohet me vulën e PD që ia njohu gjykata në 3 mars, por nga ana politike, ai rezultoi një dështim pasi nuk nxori 61 kandidatë në 61 qytete. Eksponenti socialist vuri në lojë dhe “Foltoren” e Berishës duke thënë se ata përdorin si pretekst për krizën e brendshme të partisë së tyre kryeministrin Edi Rama. “Këta të paktën në një gjë janë bashkë, edhe Saliu edhe Enkelejdi, edhe kur bie shiu shumë e ka fajin Rama edhe kur nuk bie e ka fajin Rama. Kanë pas çështje me PS apo me njëri tjetrin, në gjykatë e kanë çuar këta njëri-tjetrin apo ne? Nuk e di ky hyn Rama, në këtë çështje”, vazhdoi më tej Balla. Për sa i përket garës në Tiranë, ku garojnë kryebashkiaku socialist Erion Veliaj, përballë Belind Këlliçit të “Foltores”, Roland Bejkos të PD zyrtare dhe Arlind Qorit nga Lëvizja “Bashkë”, Balla nuk shikon se do të ketë garë reale, pasi Veliaj e ka fituar tashmë betejën. E gjithë çështja sipas tij është se me sa vota diferencë do të fitojë Erion Veliaj nga rivalët e tij. “Lajmi në 14 maj për Tiranën do ishte sa e thellë do ishte fitorja e Veliajt përballë ca kandidatëve që nuk ofrojnë asgjë për Tiranën. Në Tiranë, për fat të keq, nuk ka garë”, përfundoi Taulant Balla për “Report TV”.