
Postuar: 25/09/2018 - 22:57
I ftuar në “Top Show”, deputeti socialist Taulant Balla ka bërë një deklaratë të hapur pas akuzave lidhur me tenderin e dhënë Edmond Begos, i njohur si një ish i dënuar për drogë.
Balla ka deklaruar se nëse akuzat se ai ka udhëtuar drejt Korfuzit me Begon dalin të vërteta, atëherë lë mandatin.
Taulant Balla për tenderin e zotit Bego: “Po deklaroj me përgjegjësi të plotë se me këtë rast jam njohur vetëm pasi është bërë publike nga PD. Tenderi është marrë në kohën kur ministër ka qenë i ndjeri Sokol Olldashi në vitin 2012
Nëse une kam qenë në makinë me Begon në Korfuz atëherë unë lë mandatin e deputetit deri më tani nëse kjo verifikohet”
/Agjensia e Lajmeve Sot News/