Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Balla flet nga Kukësi: Keqqeverisja e Bashkisë është model i Lulzim Bashës, ja çdo ndodhë vitin tjetër

Postuar: 22/09/2018 - 16:39

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me strukturat lokale të PS në Kukës, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore. Në një intervistë për Tv Kukësi, Balla deklaroi se keq qeverisja e bashkisë së Kukësit është model i Lulzim Bashës. Balla tha gjithashtu se në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm do t'i japim mundësinë Kukësit të drejtohet në "drejtimin e duhur".

Sipas Ballës Partia Socialiste ka filluar procesin parapërgatitor të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, ku një pjesë e rëndësishme është hapja e saj me qëllim identifikimin e kandidatëve të mundshëm.

"Basha dhe Doris Pak kanë deklaruar nga Shkodra se miratimi i dy ligjeve ai i teatrit dhe lojrave të fatit janë pastrim parash?

Populli i Kuksit e njeh fare mirë Lulzim Bashën. Basha në Kukës është si i inkriminuari në vendin e krimit, po të kemi parasysh një vlerë tejet të madhe që kemi paguar të gjithë përsa i përket rrugës Durrës-Kukës, por unë besoj që kjo zonë di fare mirë të bëjë dallimin. Gjithë kjo keqeverisje e bashkisë së Kuksit është modeli i Lulzim Bashës. Sikurse Lulzim Basha në vitin 2011-2015 keq qeverisi Tiranën, kështu keq qeveriset dhe sot bashkia e Kuksit. Sa për ato që thotë çdo ditë Basha kam vetëm një përgjigje: Vëmëndja jonë është për njerëzit, ndërkohë që Luli ka hallin e vet.", tha Balla.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/12/2018 - 18:27

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i mbledhur këtë të hënë për të zhvilluar seancën publike gjyqësore ndaj subjektit për rivlerësim kalimtar Edmond Islamaj, vendosi që ta shtyjë seancën për ditën e enjte, në orën 9:30 të m

Postuar: 17/12/2018 - 18:04

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me pedagogët e Universitetit të Gjeologji Minierave.M

Postuar: 17/12/2018 - 18:03

Deputetja socialiste Evis Kusho, e cila është njëherësh edhe pedagoge prej shumë vitesh, shpreh

Postuar: 17/12/2018 - 17:21

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla thotë se miku i ngushtë i kreut t

Postuar: 17/12/2018 - 16:20

Protesta e studentëve në Tiranë duket se u ka dhënë zemër edhe atyre në kryeqytetin e Kosovës.

Postuar: 17/12/2018 - 16:05

Ish-ministri i Drejtësisë në kabinetin Rama gjatë koalicionit mes LSI-PS,  Ylli  Manj

Postuar: 17/12/2018 - 15:37

Juristi Artan Hoxha, ish-ministri i Financave Arben Malaj, si dhe pedagogia e Ekonomisë Luljeta M