
Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

Balla: Halli i Saliut është drejtësia, më 14 Maj do u japim goditje përfundimtare Berishës dhe Metës

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Janar 2023

Drejtuesi i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla gjatë një takimi nga Topoja e Fierit deklaroi se “non-grata” i madh Sali Berisha ka një hall që ne nuk ja zgjidhim dot, sepse halli i tij është drejtësia. Në fjalën e tij Balla theksoi se në Bashkinë Fier janë bërë punë shumë të mëdha dhe se puna për transformimin e Fierit nul do ndalet asnjë ditë. “Partia Socialiste krahasohet vetëm me veten, jo me të tjerët sepse duhet të shohim se ku jemi dhe çfarë të bëjmë më mirë. Ne jemi çdo ditë në terren me njerëzit për të biseduar me ta, por Non-Grata i madh ka një hall që ne nuk ja zgjidhim dot sepse halli i tij është drejtësia. Ju vetë e patë që sapo doli një provë e re e pakontestueshme se si ishin dhënë urdhrat më 21 Janar 2011 për të qëlluar në trupat e protestuesve, dhe çfarë bëri, sapo doli kjo provë e re, u mundua të heqë vëmendjen nga kjo çështje dhe duhej të shkohej në një çështje tjetër. Në Shqipëri 6 vite më parë vjen një drejtues i një agjencie ligjzbatuese amerikane i cili merr kontakte me autoritetet shtetërore shqiptare me të gjithë pothuajse me Kryeministër, President, me përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, ku Kryeministri i kërkon se si kompania e lufton korrupsionin dhe çfarë eksperiencash ne mund të marrim. Pas 6-7 vitesh ky njeri ngatërrohet në disa halle të tjera dhe bie ndesh me drejtësinë Amerikane por për ne nuk ka asnjë lidhje me çfarë ka qenë, çfarë është apo ka bërë ky njeri tani. Qëllimi ynë është që më në fund Reforma në Drejtësi ka mbështetjen e të gjithëve, pasi pa Partinë Socialiste kjo reformë nuk do të ishte bërë. Ne presim që ajo thirrje e Shkëlzen Berishës për t’u marrë në pyetje për Gërdecin të vijojë edhe me të tjerë”, deklaroi ai. Më tej Balla premtoi se më 14 Maj do u japim goditje përfundimtare Berishës dhe Metës. “Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë mbyllur, nuk votojnë më shqiptarët as Saliun dhe as Ilirin, nuk mund të bëjmë më dhëndër as Saliun e as Ilir Metën. I kanë bërë më sa i ka dash qejfi, 2 herë president Saliu dy herë kryeministër, dhe pastaj Ilir Meta që i bëri të gjitha, por nuk mund të vijnë më këta dhe ne duhet t’i bëjmë që mos të marrin asnjë votë se këtu i kemi parë ne se si dalin ata, sepse 14 Maji është goditja përfundimtare që ne duhet t’u japim atyre”, nënvizoi Balla.
Më të lexuarat


Albin Kurti tregon datën se kur do të mbahet takimi i radhës në Bruksel

Rama 'kujtohet' pas 10 vitesh qeverisje: S’ka më leje ndërtimi për kompanitë nëse nuk garantojnë pagat e punonjësve

Kodi Zgjedhor ndalon rritje pagash e pensionesh 4 muaj para zgjedhjeve, Rama shkel rëndë ligjin elektoral. U jep pensionistëve 5 mijë lekë në prag 14 majit, premtime edhe për administratën

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

Propozoi Vlora Hysenin në krye të SHISH, por ende pa u dekretuar nga Begaj, Rama i shmanget pyetjes dhe injoron 'pa përgjegjësi': Thashetheme të katundit politik e mediatik

Zyrtari i lartë bën deklaratën e fortë: Albin Kurti ‘non grata’ nga SHBA, s’është bërë zyrtare
