
“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty, por...”, Rama jep lajmin fantastik për shqiptarët

Balla ironizon: Kemi punuar me Bashën që nga 2017 për ta çuar LSI-në për skrap. Bardhi: Boll me diversione

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Janar 2021

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i ka hedhur dje benzinë zjarrit të debateve sa i takon sjelljes së PS-PD ndaj LSI. Balla ishte dje në Blesh, ku deklaroi se PS dhe PD po punojnë bashkë për të shkrirë LSI, ndërsa i kujtoi Bashës deklaratat që kishte bërë në 2017 në të njëjtin vend. “Në Belsh, LSI ka shkuar tashmë për skrap. Të paktën për këtë kemi punuar me Lulzim Bashën që nga 2017, për ta çuar LSI-në për skrap. Luli kur erdhi në qendër të Belshit i bëri thirrje popullit të Belshit “ta çojmë SHPK-në e Ilir Metës për skrap”. LSI-ja, siç thotë Lulzim Basha është si ajo që ngjitet pas këpucës dhe këtë e ka artikuluar më së miri Lulzim Basha me thirrjen për t’u ndarë nga fenomeni LSI”, tha ai. Gjithashtu Balla ka kujtuar edhe rastin e “21 Janarit”, i cili sot mbush 10 vjet nga ngjarja tronditëse duke akuzuar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për jetët e humbura. Balla e paralelizoi me rastin e Klodian Rashës, të riut që u vra nga polici duke theksuar se PS mbajti qëndrim të fortë, duke kërkuar drejtësi dhe ministri i Brendshëm dha dorëheqjen sipas standardit të vendosur. “Partia Socialiste e Shqipërisë, në rastin e vrasjes tragjike të Klodian Rashës, mbajti një qëndrim të fortë duke i kërkuar drejtësisë të bëjë drejtësi. Madje ministri i Brendshëm dha dorëheqjen. Sepse ky është standardi i vendosur nga PS. Kur Saliu urdhëronte dhe Basha ekzekutonte në 21 Janar 2011, nuk shkoi kurrë para drejtësisë, por u gradua. Pas 10 vitesh drejtësia nuk është vënë”, theksoi Balla. Por ndaj tij ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Bardhi shkruajti se çdo sondazh sipas tij e nxjerr humbëse qeverinë e Ramës. Ai u shfaq i sigurtë se 25 prilli do të sjellë ndryshimin dhe i vetmi model që do të shkojë për skrap do të jetë modeli i Edi Ramës dhe Taulant Ballës. “Diversionet idiote të Taulant Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm 1 shkak: humbjen e thellë të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës më 25 prill! Çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se ata kanë vetëm 1 hall, të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura! Ky është modeli që do të shkojë për skrap më 25 prill. 25 do të sjellë ndryshimin! Do të jetë pjesëmarrja më e madhe në histori në votime”, u shpreh Bardhi.
Më të lexuarat


“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty, por...”, Rama jep lajmin fantastik për shqiptarët

Bujar Nishani bën dedikimin e ndjerë si asnjëherë më parë, publikon foton e prindërve dhe ka një mesazh special

Rama tregon ëndrrën që e lë pa gjumë dhe jep premtimin e madh: Është shumë e afërt dita...

E pyesin për investimet në veri, Rama e pranon hapur: Është një borxh që do ta shlyejmë, por... (Konferenca ‘LIVE’)

Kompania e tij u shpall fituese e projektit gjigant të aeroportit të Vlorës, Behxhet Pacolli reagon i emocionuar: Për herë të parë në tokat shqiptare...

“Një ndër to isha edhe unë”, ish-ministri kujton eksodin me anije drejt Italisë: Përtej vuajtjes që përjetuam mundëm të...

Në ditën simbol të mësuesve, Gramoz Ruçi del me mesazhin special

Lulzim Basha thirrje shqiptarëve: Mos hiqni dorë nga...

Kreshnik Spahiu nuk i ndahet Lulzim Bashës, i nxjerr 14 gafat EPIKE dhe bën deklaratën e fortë: Politikani më...

“Çdo mësues është një hero që të merr për dore e të ndriçon”, Evis Kushi del me mesazhin e fuqishëm për 7 Marsin
